• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
EDICIONI I 69-TË I BERLINALES/ Prezantohet për herë të parë dhe Kosova
Home
Kulturë

EDICIONI I 69-TË I BERLINALES/ Prezantohet për herë të parë dhe Kosova

9 February, 2019 enxhi.autor Kulturë

Edicioni i 69 i Festivalit të filmit Europian, Berlinalja është hapur këtë vit me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit. Në këtë event për 11 ditë do të shfaqen 400 filma nga e gjithë bota, teksa për herë të parë edhe Kosova, me filmin “Në mes”. Aktorja franceze, Juliette Binoche, do të jetë presidente e jurisë së Berlinales, ndërsa figura ikonë e Festivalit për të 18 vit radhazi mbetet 70-vjeçari Dieter Kosslick.

Nën moton “Privatja është politike” është çelur në Berlin edicioni i 69 i Festivalit të Filmit Europian.

Berlinalja është hapur këtë vit me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit teksa gratë nuk janë vetëm frymëzuese për moton, por pjesëmarrja e tyre është këtë vit shumë e madhe.

Në këtë event për 11 ditë do të shfaqen 400 filma nga e gjithë bota, 23 me metrazh të gjatë, teksa 191 filma janë të regjisoreve gra.

Aktorja franceze, Juliette Binoche, do të jetë Presidente e jurisë së Berlinales është shprehur se ndjehet e vlerësuar që kryeson jurinë e këtij Festivali të rëndësishëm.

“Ne do t’i përdorim njohuritë, eksperiencën, mendjen tonë, për të gjykuar se cilët janë filmat më të mirë”, u shpreh 54-vjeçarja, fituese e çmimit Oscar në vitin 1996 për interpretimin e saj në filmin “Pacienti Anglez”.

Binoche do të kryesojë një panel prej gjashtë anëtarësh, në zgjedhjen e fituesit të çmimeve prestigjoze “Ariu i artë” dhe “Ariu i argjendtë”, që do të ndahen në një ceremoni gala më 16 shkurt.

Këtë vit në Berlinale merr pjesë për herë të parë edhe Kosova, me filmin “Në mes”.

Filmi në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër trajton dy tema paralelisht: fenomenin e ndërtimit të familjeve të njëjta dhe migrimin.

Autori i filmit, Samir Karahoda është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.

Premiera e filmit në Berlinale do të jetë më 12 Shkurt.

Pas 18 vjetësh në krye të festivalit, figura e Berlinales, 70-vjeçari Dieter Kosslick i cili me kapelen dhe shallin e tij është bërë personifikim i festivalit të famshëm, do ta lëshojë postin e tij të plotfuqishëm.

Vitin e ardhshëm, në edicionin e saj të 70-të Berlinalja do të drejtohet nga italiani Carlo Chatrian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DYSHOJMË E KANË VRARË”/ Shqiptarët nga BURGU në Francë tregojnë tmerrin për... (VIDEO)
Previous article NDARJA NGA JETA E KIÇO BLUSHIT/ Ruçi: Krijimtaria e tij pasuri për të gjithë brezat

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT