• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DYSHOJMË E KANË VRARË”/ Shqiptarët nga BURGU në Francë tregojnë tmerrin për… (VIDEO)
Home
Breaking News

“DYSHOJMË E KANË VRARË”/ Shqiptarët nga BURGU në Francë tregojnë tmerrin për… (VIDEO)

9 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbrëmjen e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania erdhi një mesazh nga disa të burgosur në Francë, të cilët tregonin se një shqiptar është vrarë burgun e  “ La Talaurdiere ” në Saint Etienne.

Ndërsa disa minuta më parë në JOQ Albania ka ardhur një tjetër mesazh, në të cilin tregohen kushtet ç’njerëzore të këtij burgu.

Ata shkruajnë se emri i tij është Liman Meta, ishte vetëm 46-vjeç dhe se pas la dy fëmijë. Sipas tyre gardianët francezë kishin ushtruar dhunë mbi Limanin dhe se dyshohet se atë e kanë vrarë dhe nuk ka vrarë veten.

Më tej ata shkruajnë se në burg ka lagështi, shumicën e kohës nuk ushqehen sepse ushqimi nuk del për gjithë të burgosurit dhe se nuk kanë as ngrohje.

Po ashtu ata shprehen se 46-vjeçari mbahej padrejtësisht në burg dhe se nuk kishte prova kundër tij.

Mesazhi i tyre:

Pershendetje JOQ! Ne qe ju shkruajme jemi nje grup i madh shqiptaresh nga burgu “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France. Sot ne kete burg ka vrare veten nje shqiptar, Liman Meta.  Ishte vetem 46 vjec dhe baba i dy femijeve. Ndodhej ketu prej 4 muajsh dhe mbahej ne burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kunder tij.  Gjithmone e kemi ditur  qe greket jane racista , por francezet ju a  kalojne dhe atyre per racizem. Jetojme ne nje burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hane.  Shumicen e rasteve ushqimi nuk del per te gjithe te burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrene. Duhet te presim diten tjeter qe te shuajme urine. Punojme gjithe diten si skllever dhe si perfundim as rrogen nuk na e japin te plote sipas rregullave. Nga rroga qe punojme, na mbajne leket per qera(dhomen e burgut), uje, energji elektrike dhe ushqim. Me leket e rroges se paket qe marrim mundohemi te blejme ushqime vet, por edhe ato na I shesin shume here me shtrenjt nga cmimi real I tyre dhe per me teper na I vonojne pafund. Sikur te mos mjaftonin keto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjesve te tjere francez eshte ne kulm. Na percmojne dhe trajtojne shume keq.  Ketu te fusin ne burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe te trajtojne si  kafsh dhe jo si qenie njerezore . Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jeteses e zhveshin njeriun nga shpresa dhe  dinjiteti , te marrin jeten dhe te shtyjne ne “vetevrasje”. Shoku yne Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femije qe e prisnin dhe nuk kishte arsye te vriste veten. Sot ne mengjes kur e takuam ishte I qete dhe I qeshur si gjithe ditet e tjera.  Me pare kishte pasur probleme me gardianet te cilet e kane rrahur disa here dhe te gjithe ketu dyshojne qe e kane vrare, dhe jo qe ka vrare veten. Ju lutemi te interesoheni per fatin e tij dhe te gjithe shqiptareve te cilet vuajne denimet ne burgjet jashte Shqiprise, ku na trajtojne ne kushte cnjerezore.  Pas kesaj qe ndodhi asnje nga ne nuk e kane marre ne pyetje per te marr ndonje te dhene apo informacion per shokun tone. Nuk kemi ku te drejtohemi tjeter per fatin tone sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarre asnje veprim per kete rast.  Ambasada jone nuk ka reaguar as kur familjaret tane kane shkruar letra per shqetesimet dhe padrejtesite qe na behen duke na lene si gjithmone ne meshire te fatit.  Edhe energji nuk kemi na i kanë fik. Me respekt Shqiptaret e burgut “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France.”
MË TË LEXUARAT
U vdiq djali i vetëm në moshën 14-vjeçare, dyshimet e para dhe dëshmia tronditëse e prindërve
I prenë fytin sepse bërtiste kur po e përdhunonin, këto janë pamjet e dy pedofilëve që u ekzekutuan me plumb pas koke
Plas sherri mes të rinjve në Kamëz, djali me BMW tërhiqet zvarrë dhe goditet dhunshëm nga pesë të tjerë
E kritikuan për çmimin e atleteve, gruaja e presidentit të Francës thotë fjalët që nuk priteshin
U gjet trupi i Emiliano Sala, motra e lojtarit përlot botën me fjalët e saj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË LUL PËR SË MBARI"/ Rama publikon videon: Një jaht në majë të malit në Kolonjë, ku... (VIDEO)
Previous article EDICIONI I 69-TË I BERLINALES/ Prezantohet për herë të parë dhe Kosova

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT