• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDARJA E ÇMIMEVE NË AKADEMINË E SHKENCAVE Rama: Drafti për reformim të kthehet në ligj
Home
Shqipëri

NDARJA E ÇMIMEVE NË AKADEMINË E SHKENCAVE Rama: Drafti për reformim të kthehet në ligj

20 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Akademinë e Shkencave. Pas debateve të një viti më parë, ku u paralajmërua edhe mbyllja e kësaj Akademie, Rama ka thënë se ky insititucion është në rrugën e reformimit. Kryeministri ka theksuar rëndësinë që duhet të ketë Akademia e Shkencave për elitën dhe shoqërinë shqiptare. Rama tha se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për përfitimin e fondeve europiane për kërkime shkencore.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Veprimtaria sot duhet të mbahet me shumë mirënjohje, për organizatorët dhe autorët. Duhet të nxjerrim në pah veprat dhe autorët e tyre, për të dhënë një shenjë kuptimplotë se pavarësisht varfërisë që ka pllakosur në të gjithë terrenin e veprimtarive publike për veprat dhe cilësitë e tyre. përsa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave, më në fund gjërat u vunë në një lëvizje të vonuar. Më vjen shumë mirë që sot që flasim jemi përballë një pune të kryer me zell dhe përgjegjësi nga grupi i ngritur për këtë reformë, nën drejtimin e Gjinushit. Por jemi strikt procedurialisht , po të ecnim para pa u ndalur asnjë sekondë me tekstin e sjellë nga grupi i punës. Të ndalem një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes dy alternativave. Mbase në platformën e grupit të punës gjtihçka është siç duhet, por mbase në platformën alternative, ka gjëra që duhen marrë në konsideratë. Ndaj unë mendoj se janë gjëra që s’duhet t’i them unë. Por e shoh me shumë rëndësi që askush të mos paragjykojë rezultatin për shkak se njëra platformë kishte mbështetjen e qeverisë, ndërsa tjetra jo. Nga kjo, fiton procesi dhe akademia për nesër. Mendoj se disa gjëra kanë marrë udhë. Duhet t’i konsolidojmë që të kthehen në ligj nesër në Kuvend. Drafti i Reformës në rastin e Akademisë së Shkencave nuk mund të jetë i imponuar nga lart, pasi duhet të jetë si domosdoshmëri për akademinë së brendshmi. Ama, është inkurajuese që në këtë platformë ka disa elementë të kërkuar nga koha prej shumë kohësh. Gjetja e dakordësisë është një gur themeli për të ardhmen. Dua të ngre shqetësimin shumë serioz që shpresoj të adresohet dhe të mos ngelet “klithma” në shkretëtirë. Shqipëria, është e fundit në rajon, për eksesin në fondet evropiane për kërkimin shkencor. Serbia ka fituar 90% të projekteve që ka çuar për aplikim, ndërsa Shqipëria 4.5%. Dakord, paraja është bazë, por nga ana tjetër aksesi për fondet që janë në dispozicion nuk merret me para por me dije.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Akademinë e Shkencave është zhvilluar në kuadër të konkursit Shkencor Ndërkombëtar me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Për autorët shqiptarë fitues është shpallur studiuesi Aurel Plasari me veprën “Skënderbeu, një histori politike”, ndërsa për autorët e huaj fituese është Lucia Nadin (Luçia Nadin) me veprën “Shqipëria e rigjetur” l. Këto vepra ishin përzgjedhur nga 30 të tilla, që u paraqitën në këtë konkurs të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Debati për Reformimin e Akademisë së Shkencave ka nisur gjatë verës së vitit 2017, pas alarmit të ngritur nga anëtarë të kësaj Akademie për zgjedhjet e kreut të ri. Prej vitesh, Myzafer Korkuti dhe Gudar Beqiraj, këmbenin postet e rëndësishme me njëri-tjetrin. Akademia kërkoi fonde, por përgjigjia e qeverisë ishte e prerë. Në shtator 2017, Rama tha se nëse kjo Akademi nuk do të pranonte që ti nënshtrohej një procesi reformues, atëherë nuk do të përfitonte asnjë cent nga qeveria. Pas disa takimeve, qeveria dhe Akademia ranë dakord që ky insititucion të futej në një proces të thellë reformues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VRAU GRUAN E TIJ GJYQTARE"/ Dëshmon shoferi i furgonit: Kishte pistoletë kur...
Previous article KËNGËTARJA E NJOHUR SHQIPTARE KRAH POLITIKANIT? Zbuloni të vërtetën e lidhjes mes tyre (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT