Gazetari Muhamed Veliu një lidhje live për emisionin Open ka sjellë të dhëna të reja nga ndalimi i Vladimir Gjutës.
Duke iu referuar burime nga garda Muhamed Veliu tha se në momentin kur oficerët e gardës i janë afruar e kanë pyetur nëse ai ishte oficer policie.
Jo, është përgjigjur Gjuta.
Një oficer i gardës i ka kërkuar të hapë çantën dhe aty është parë arma tip pistoletë.
Kaq ka mjaftuar për ta shtrirë në tokë duke e neutralizuar.
Deri më tani theksoi gazetari Veliu, kryeministria dhe policia e shtetit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen pasi pritet përfundimi hetimeve.


