• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJET E REJA/ Vladimir Gjuta u pikas dhe u neutralizua nga badigardët e Ramës
Home
Breaking News

DALIN DETAJET E REJA/ Vladimir Gjuta u pikas dhe u neutralizua nga badigardët e Ramës

10 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

6 oficerë të gardës së republikës pjesë e eskortës të kryeministrit Edi Rama,  në mënyrë të befasishme i janë afruar shtetasit Vladimir Gjuta duke e shtrirë në tokë. Momentin kur oficerët e gardës e kanë bërë neutraizimin e Gjutës,  një emër i njohur i botës së krimit,  atij i ka rënë nga brezi, një armë tip pistoletë.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 8:45 vetëm 15 minuta pasi kryeministri Edi Rama kishte mbërritur në selinë e PS për të drejtuar mbledhjen e Kryesisë.

Top Channel ka mësuar se një prej oficerëve të gardës në rolin e vëzhguesit,  ka identifikuar Vladimir  Gjutën që mbante një kapele dhe një çantë krahu.

Oficeri i Gardës ka njoftuar kreun e grupit të sigurimit të kryeministrit,  që ka urdhëruar kontrollin e Gjutës për vetë rrezikshmërinë që ai shfaq.

Tre oficerë të gardës i janë afruar nga mbrapa dhe tre të tjerë në të njëjtën kohë nga përpara,  duke e rrethuar në mënyrë të papritur.

Gjuta ka qenë në posedimin e një arme dhe një sasie të konsiderueshme valute.

Në çantën e Gjutës janë gjetur 120 mijë euro, dollarë dhe një sasi stërlinash britanike.

I është sekuestruar edhe arma tip pistoletë, një karikator si dhe 22 fishekë pistolete bashkë me një dorezë hekuri, që përdoret për të shkaktuar dëmtime në trup.

Ndaj tij do të rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.

Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të mësuar se me çfarë makine ka mbërritur përpara selisë së PS, kohën ekzakte të mbërritjes dhe se kush e shoqëronte.

Burime policore deklaruan se në të shkuarën, kur Vladimir Gjutën e kanë pasur në vëzhgim, ai asnjëherë nuk lëvizte vetëm, por i shoqëruar nga tre persona.

Vladimir Gjuta u arrestua si i akuzuar për vendosjen e një sasie tritoli farmacisë së babait  të Saimir Tahirit, atë kohë ministër i Brendshëm.

Gjuta do te arrestohej disa javë më parë, pasi kishte goditur një kushëri të tijin, por gjykata e Apelit Tiranë e la të lirë.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKA E PABESUESHME/ Ja pse Atalanta është “Interi” i vërtetë i këtij sezoni
Previous article NDALIMI I VLADIMIR GJUTËS PARA SELISË SË PS/ Gazetari jep detaje: Ja çfarë i thanë gardistët

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT