Megjithëse jemi në vitin 2018, konfliktet dhe mosmarrëveshjet brenda familjes vazhdojnë të zgjidhen me forcën e ‘dajakut’.
Episodet e dhunës mbeten mjaft prezente në shumë familje durrsake dhe dëshmi e kësaj është numri i madh i denoncimeve të personave të ndryshëm, të cilët tregojnë pranë komisariateve të policisë së qarkut Durrës rastet e dhunës të ushtruar nga bashkëshortët/et, partnerët/et, prindërit, bij e bijat, nuset e dhëndurët, kunati/a, vjehrri etj.
Vetëm në 24 orët e fundit në Durrës janë denoncuar në komisariatin e policisë 4 raste të reja dhune.
Në të 4 rastet, vihet re se dhuna është ushtruar nga meshkujt, përkatësisht bashkëshorti, djali, kunati dhe bashkëjetuesi.
Ndërkohë të dhunuar kanë mbetur 3 femra dhe një baba, që është rrahur nga i biri.
Megjithëse numri i madh i denoncimeve është shenjë ndërgjegjësimi për viktimat e dhunës në familje, ai mbetet një tregues mjaft negativ sesa e pranishme është dhuna fizike dhe psikologjike brenda 4 mureve të shtëpisë.
Njoftimi i policisë Durrës:
- Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N. Sh., vjeçe 22, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi F. M., vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G. T., vjeç 68, banues në Durrës, pasi djali, shtetasi R. T., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A. B., vjeçe 43, banues në Durrës, pasi kunati, shtetasi I. B., vjeç 50, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 07.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. P., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi, shtetasi B. A., vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.