Ka qene vete Rama qe i ka pritur ne dalje te avionit, i shoqeruar nga ministri i Brendshem Bledi Cuci.
Mirëpo, duket se ka dy perjashtime të rralla, që nuk e deshirojne largimin nga kami i ferrit dhe kthimin në Shqiperi pranë familjarëve.
Marc Ghorayeb këshilltari jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme e konfirmon se ka edhe gra shqiptare që nuk duan të ikin nga ferri i kampeve në Siri.
Në nje prenoncim, ai shprehet se një nga ato eshte Eva Dumani, e cila i ka bllokuar vazhdimisht negociatatat dhe për herë të dytë refuzoi të kthehej në Shqipëri.
“Një nga ata është edhe Eva Dumani. Dua ti them dajës së saj, se më vjen keq pasi ju premtova ta sjell siç bëra me Endrin që ishte e vështirë. Por shumë shpejt do të tregoj komunikimet që ne kemi pasur me Evën e cila ka bllokuar gjithmonë përpjekjet tona duke ma thënë se është mirë atje ku është dhe nuk do të kthehet.”
Në tetor të vitit të kaluar, gjate nje tjeter operacioni riatdhesimi, vellai i Evës, Endri, u rikthye në Shqiperi teksa ajo vetë duket se ne moment të fundit ka nderruar mendje.
Gazetarët që kanë ndjekur nga afër historinë e saj dhe të tjerë gra e fëmijë që ndodhen në atë kamp thonë se Eva e kishte shprehur më herët dëshirën e madhe për t’u kthyer pranë të afërmeve në Shqipëri. Ka qenë një tentativë e minutës së fundit nga një grup grash të radikualizuara që kanë frenuar Evën për tu bashkuar me vëllain asokohe.
Ndërsa diten e djeshme, teksa 19 shqiptarë u rikthyen te sigurt në atdhe, Eva mungoi sërish.
Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rama tha se dy persona janë pengje brenda kampit, dhe për shkak të frikës së madhe që ndjejnë nuk pranuan të ktheheshin në vend, duke lene te kuptohet se një prej tyre është Eva Dumani.
Kujtojmë se Eva, ndodhet prej 7 vitesh në kampin që është nën kontroll nga forcat e ISIS.
AlpeNews.al




