Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një infermiere nga Lezha në muajin e shtatë të shtatzanisë ka ndërruar jetë. Kjo ka ndodhur pas një arresti kardiak që ka pësuar 34-vjeçarja.
Infermierja quhej Aida Perdoda, e cila në pritje të ëmbël fatkeqësisht nuk arriti të sillte në jetë foshnjën e saj.
Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Vëllai i të ndjerës dhe të afërm kanë shkruar në rrjetete sociale postime prekëse për 34-vjeçaren.
Postimi:
Ca paska qen ky mengjes i tmerrshem e i zi per ne moj Aida jon e dashur na pikellove na kepute zemren te gjitheve sot qofsh mir me zotin vajza e xhaxhit tim motra ime.
Postimi tjetër i të afërmes së infermieres.
Alpenews.al i shpreh ngushëllime familjes.




