• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MZIU BOSHATIS ZYRËN DHE LË FOTON E METËS KOKËPOSHTË/ Suli s’pranon të ulet në karrigen e tij: Jam i qytetarëve
Home
Politikë

MZIU BOSHATIS ZYRËN DHE LË FOTON E METËS KOKËPOSHTË/ Suli s’pranon të ulet në karrigen e tij: Jam i qytetarëve

7 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Pas hapjes së derës, Rakip Suli është futur në zyrë i shoqëruar nga anëtarët e këshillit dhe militantët e PS-së. Ish-kryebashkiaku Mziu përpara se të largohej kishte boshatisur zyrën, ndërsa fotografia e kreut të shtetit Ilir Meta ishte lënë me kokë poshtë. Në momentin e parë që u ul, Suli nuk pranoi që të ulej në një karrige që ishte ulur Mziu duke e larguar dhe marrë një tjetër, ndërsa tregoi edhe vendimet e para që do të marrë.

“Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat, do të merrem me hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë. Në këtë bashki shërbimet kanë munguar, por sikur e deklarova edhe në momentin e betimit do të jem kryebashkiak i të gjithëve, pasi fëmijët nuk e dinë për kë votoi prindi, por dua kopshtin, cerdhe, shkolla, etj. Vendimi i parë i imi është përsa i përket masave për kopshtet dhe shkollat për vitin e ri shkollor, më pas pastrimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në eficencë e administratës në shërbim të njerëzve” tha ai.

Xhelal Mziu? “Nuk e njoh se kush është ky person, e njoh si person që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën. Ndërsa unë kam ndryshuar veten ndërsa tani do të vij të ndryshoj Kamzën“. E ndërsa e kishte boshatisur zyrën kur u largua, fotografia e Presidentit Meta ishte lënë më kokë poshtë, por Suli u shpreh “Nuk jam marrë me fotografi. Kam lëvizur vetëm karrigen“.

Por cfarë do të ndodhë me administratën? “Administrata, ai që do të ecë me hapin e administratës do të jetë i palëvizshëm, të tjerë do të shkojnë në shtëpi vetë. Mziu ishte i braktisur, nuk kishte asnjë qytetar, vetëm 3 punonjës të bashkisë që paguhen me taksat e qytetarëve, Zoti na ndihmoftë në këtë rrugë me sfida” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA MIZORISHT NGA I ATI/ "Daily mail": Në funeralin e Sabrina Lekaj RRËNQETHIN me fjalët i vëllai dhe e ëma (FOTO)
Previous article FUTBOLL PËR FEMRA/ Vllaznia nderohet në Champions, siguron fitoren e parë në grup

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT