• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MSHEHEN NËPËR SKUTAT LEGENAT”/ Lihet në burg shkodrani që do kryente vrasje. Dje në gjyq…
Home
Breaking News

“MSHEHEN NËPËR SKUTAT LEGENAT”/ Lihet në burg shkodrani që do kryente vrasje. Dje në gjyq…

17 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sadetin Erkoçeviq u përball i qetë me vendimin e Gjykatës së Tiranës për ta lënë atë në masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sadetin Erkoçeviq, në gjyq
Sadetin Erkoçeviq, në gjyq

28-vjeçari, i dënuar më herët me 20 vite heqje lirie për vrasjen e një personi, u arrestua tri ditë më parë pranë zonës së Liqenit Artificial, ku sipas Policisë, dyshohet se do të kryente një tjetër vrasje. Gjatë arrestimit, shkodranit iu gjet edhe një armë me 14 fishekë. Ndërkohë, gjatë seancës, Erkoçeviq tha se do të fliste në një moment të dytë për posedimin e armës, ndërsa avokatja e tij pretendoi se pistoletën e kishte me vete për shkak të ngjarjes së 4 viteve më parë në Shkodër.

sadedin1

“Sa i përket armës, mendoj se e ka pasur me vete edhe për shkak të ngjarjes së ndodhur më parë”, tha ajo duke kërkuar masë më të butë. Nga ana tjetër, prokurori Valentin Prençi, kërkoi të caktohej masa “Arrest në burg”, kërkesë e pranuar në fund të shqyrtimit të pretendimeve të të dyja palëve nga Gjykata.

ARRESTIMI

I konsideruari nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Erkoçeviq është arrestuar në rrugën “Bilal Xhaferri” në Tiranë, ndërsa Policia ishte njoftuar nga qytetarët për një person që bënte lëvizje të çuditshme.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:50 të së martës, kur “është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë se në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete”.

Burime zyrtare thanë se, Policia pas lokalizimit të personit të dyshuar, e ka mbajtur nën kontroll atë duke bërë të mundur që në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër, të identifikonin personin e dyshuar. “Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër”, njoftoi Polica.

DËNIMI

28-vjeçari Erkoçeviq, i cili njihet edhe me mbiemrin Lisi, është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi në vitin 2014 është përfshirë në një ngjarje me një të vdekur dhe një të plagosur dhe është dënuar si autor me 20 vite burg në total.

Vendimi i dënimit për të riun ka marrë formë të prerë në vitin 2018. “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, shkruhej në njoftimin e Policisë.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Shkodrës, sherri me pasojë vrasjen e një personi ka nisur për një balerinë dhe ka ndodhur në 10 maj 2014, te lokali “Enigma”, në fshatin Zues, ku ka pasur muzikë live. Pasi kanë pirë disa pije, viktima Indrit Hylli ka marrë një balerinë nga tavolina e 28- vjeçarit dhe ka kërcyer me të, pas kësaj ka nisur sherri i cili ka përfunduar me përdorimin e armës. Si i pandehur për të njëjtën ngjarje dhe që ishte në prani të Erkoçeviqit në lokalin ku ndodhi vrasja, ka qenë edhe Eljon Hato. Ky i fundit, në tetor të 2018 u përfshi në një shkëmbim zjarri në zonën e ishBllokut, ku mbeti i plagosur.

Përgjimi dhe dëshmitë “fundosën” shkodranin

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Shkodrës, fajësia e Sadetin Erkoçeviq është vërtetuar nga dëshmitë e personave të pranishëm në ngjarje dhe nga një përgjim i bërë nga Prokuroria. Konkretisht, Prokuroria kishte vënë në përgjim vëllanë e Eljon Hatos, i cili fillimisht u dyshua të ishte autori. “Eridon Hato, i thotë vëllait tjetër: “O a e di kush e ka bo vrasjen. Nuk e ka bo vrasjen Esmeraldo, plagosjen ka bo, po vrasjen e ka bo ai djali i Satkos, si e ka emrin ai. Senad Selhani, i përgjigjet: “Po e di mor burrë se më ka shku mendja mos ki marak. 015: “Mirë pra po njaj e ka bo si e ka emrin ai dreqi. 335: Po a ka dalë ai a? 015: Sabedin, a e ka Sabedin apo Tin, A e ka Sabedin? 335: Sadedin e ka. 015: Sadedin, si e ka mbiemrin ? 335: Lisi. 015: Lisi apo Erkoçoviq?”, shkruhet në vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STARTOI SEZONIN ME DËSHTIM/ Barcelona nis katastrofë kur mungon Messi, ja statistikat
Previous article "LUMË GJAKU NË RRUGË"/ Vrasja e 19-vjeçarit Keidi Pasha. Detajet e REJA: Makina që u pa në... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT