• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MRGAOPERACIONI NË ELBASAN/ Policia: 30 në pranga, 14 në kërkim, 1 në hetim! Sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak
Home
Breaking News

MRGAOPERACIONI NË ELBASAN/ Policia: 30 në pranga, 14 në kërkim, 1 në hetim! Sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak

8 September, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit del me deklaratë për megaoperacionin që goditi rrjetin e shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike. 30 persona kanë rënë në pranga, 14 në kërkim dhe 1 person në hetim.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.

Njoftimi i plotë

Finalizohet megaoperacioni “First Day”, goditet rrjeti i shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike në qarkun Elbasan.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Ekzekutohen 25 masa sigurie “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit arrestohen në flagrancë 5 shtetas të tjerë, si edhe 1 tjetër procedohet penalisht.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane, 24 celularë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vënde të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS E NEGLIZHONI/ Ja se kur trupi juaj ju paralajmëron në mënyra të PAPRITURA!
Previous article RRËZOHET KRYEMINISTRI FRANCEZ/ Bayrou humb votëbesimin

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT