• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOS E NEGLIZHONI/ Ja se kur trupi juaj ju paralajmëron në mënyra të PAPRITURA!
Home
Shëndet

MOS E NEGLIZHONI/ Ja se kur trupi juaj ju paralajmëron në mënyra të PAPRITURA!

8 September, 2025 s.autor Shëndet

Nga kruajtja e lëkurës deri te reagimet ndaj ushqimeve të zakonshme, alergjitë dhe intolerancat shpesh mbeten të pazbuluara për vite me radhë. Shumë njerëz përballen me alergji apo intoleranca pa e ditur se çfarë saktësisht po u shkakton reagimet. Trupi shpesh dërgon sinjale të vogla; skuqje të lëkurës, fryrje, kollitje apo dhimbje barku që shpesh injorohen. Megjithatë, këto shenja mund të jenë tregues se sistemi imunitar po e sheh një substancë të zakonshme si “armik”.

Diagnoza e saktë e një alergjie nuk është gjithmonë e lehtë. Sipas ekspertëve, ky proces mund të zgjasë deri në dy vjet dhe kërkon bashkëpunimin e disa specialistëve; alergologut, pulmologut, nutricionistit, gastroenterologut dhe nëse është e nevojshme, edhe psikologut. Kjo për shkak se alergjitë shpesh lidhen me faktorë kompleksë nga gjenetika e deri te mënyra e jetesës.

Më shpesh, reaksionet shfaqen pas konsumimit të peshkut, arrave dhe të bardhëve të vezëve, ushqime që mund të shkaktojnë edhe shok anafilaktik. Tek fëmijët, reagimi shpesh është i menjëhershëm dhe i rrezikshëm, ndaj është thelbësore shmangia e plotë e ushqimeve të dyshuara. Shumë persona e nisin me alergji të lehta në fëmijëri, për shembull me skuqje të lëkurës. Me kalimin e viteve, kjo gjendje mund të zhvillohet në forma të tjera, si astma, alergjia ndaj polenit ose intoleranca ushqimore. Ky fenomen njihet si “marshi alergjik”, një evolucion i alergjisë që shfaqet në faza të ndryshme të jetës.

Personat me alergji ndaj bimëve shpesh reagojnë edhe ndaj bizeleve ose disa perimeve me përbërje të ngjashme. Po ashtu, individët me sëmundje celiake mund të mos tolerojnë disa bishtajore për shkak të formulës së ngjashme kimike që trupi nuk arrin ta “njohë”. Mbani një ditar ushqimor për të identifikuar ushqimet që ju shkaktojnë reagim. Konsultohuni me mjekun alergolog për teste të specializuara. Shmangni vetë-diagnostikimin dhe trajtimin pa këshillë mjekësore. Informohuni për alergjitë e kryqëzuara që mund të shfaqen pa paralajmërim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali në Fushë-Krujë
Previous article MRGAOPERACIONI NË ELBASAN/ Policia: 30 në pranga, 14 në kërkim, 1 në hetim! Sekuestrohet drogë, armë e municion luftarak

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT