Ish-ministrja Nora Malaj pak ditë më parë njoftoi se ishte shëruar nga koronavirusi, duke ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj.
Ajo tha se së bashku me burrin ishin infektuar me COVID-19, por ajo e kishte kaluar me më shumë vështirësi për shkak se vuan edhe nga diabeti.
Ditën e sotme ish-ministrja është shfaqur në një intervistë në Neës 24, por ajo që vihet re është transformimi i saj pas shërimit, pasi ka humbur disa kilogramë.
Vetë Malaj deklaroi se në 21 ditë ka humbur 6 kilogramë, ndërsa ka folur edhe për simptomat që ka patur gjatë ditëve të karantinës.