Një nënë me tre fëmijë që kishin kryer testin për koronavirus në një klinikë private në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është kthyer mbrapsht nga autoritetet e aeroportit të shkupit.
Si nëna edhe fëmijët e saj kishin dalë pozitivë në analiza, por sërish tentuan të largohen drejt Norvegjisë, duke shkelur urdhrat e epidemiologëve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel, ku pas njoftimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, autoritetet e Aeroportit të Shkupit kanë parandaluar udhëtimin e familjes.
Tashmë kësaj familje do t’i duhet të karantinohet për të paktën 14