• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I ACARTË NË ELBASAN/ Temperaturat ulen deri në -11gradë celsius, autoritetet apel shoferëve: Lëvizni me kujdes
Home
Breaking News

MOTI I ACARTË NË ELBASAN/ Temperaturat ulen deri në -11gradë celsius, autoritetet apel shoferëve: Lëvizni me kujdes

15 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, me temperatura të ulëta që në zonat malore kanë zbritur nga -5 deri në -11 gradë Celsius.

Pavarësisht këtyre vlerave të ulëta termike, situata paraqitet e qëndrueshme dhe pa problematika madhore.

Në akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, pa bllokime apo vështirësi të evidentuara, falë monitorimit dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.

Sa i përket situatës hidrologjike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë në rënie, duke mos paraqitur asnjë rrezik për përmbytje apo problematika për zonat përreth.

Ndërkohë, janë raportuar disa ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësinë Administrative Labinot Mal, në bashkinë Elbasan, si dhe në Njësinë Administrative Qendër, në bashkinë Librazhd. Grupet e punës janë në ndjekje të situatës për rikthimin e energjisë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Gjithashtu, bëhet me dije se në orën 09:00 do të ndërpriten shkarkimet në HEC Banjë, një veprim i planifikuar që po monitorohet nga strukturat përkatëse për të shmangur çdo ndikim të mundshëm në zonat poshtë digës.

Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë lëvizjeve në orët e para të mëngjesit, kur temperaturat mbeten në vlera të ulëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari
Previous article "IPHONE 18" VJEN ME NDRYSHIME TË MËDHA/ Zbulohen specifikat e para të modeleve të reja

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT