• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOT EKSTREM NË SHBA/ Temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete
Home
Nderkombetare

MOT EKSTREM NË SHBA/ Temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

24 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C, një stuhi ekstreme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke vënë në gjendje alarmi rreth 40 shtete. Sipas parashikimeve, deri të dielën fenomenet pritet të prekin deri në 150 milionë njerëz. 

Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve. 

Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga guvernatorët, mes tyre Arkansas, Xhorxhia, Teksasi, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut. Në disa zona është vënë në gatishmëri edhe Garda Kombëtare, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. 

Probleme serioze janë shënuar edhe në transportin ajror, me mbi 10 mijë fluturime të anuluara. Aeroporti Ndërkombëtar Dallas–Fort Worth, një nga më të ngarkuarit në vend, ka pësuar goditjen më të madhe, pasi deri tani janë anuluar më shumë se 1.200 fluturime nisjeje dhe mbërritjeje gjatë fundjavës. 

Guvernatorja e News York-ut, Kathy Hochul, deklaroi se shteti ka mobilizuar mbi 1.600 mjete për pastrimin e borës dhe 114 mijë tonë kripë për përballimin e stuhisë, duke theksuar se nuk do të ketë “asnjë cep të shtetit që të mbetet i paprekur nga zemërimi i Nënës Natyrë”. 

Sipas Jacob Asherman, meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, nëse merret parasysh edhe i ftohti ekstrem, numri total i njerëzve që mund të preken pritet të arrijë deri në 220 milionë. “Bëhet fjalë për një stuhi që do të përmendet për vite me radhë”, deklaroi të premten Caitlin Dirks, gjithashtu meteorologe e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, duke shpjeguar se ajo konsiderohet historike për shkak të shtresave të gjera të akullit që parashikohet të shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturë. Intensiteti i motit të keq reflektohet edhe në pamjet nga shumë zona të vendit, ku qytetarët formojnë radhë të gjata jashtë dyqaneve për furnizime bazë, ndërsa raftet po zbrazen me shpejtësi. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORËN RYSHFET 270 MIJË LEKË NJË PERSONI/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë
Previous article KOKAINË DHE BASTE SPORTIVE NË LOKALE/ Arrestohet pronari, 14 të tjerë për moskallëzim krimi

s.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT