• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I MORËN RYSHFET 270 MIJË LEKË NJË PERSONI/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

I MORËN RYSHFET 270 MIJË LEKË NJË PERSONI/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

24 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre punonjës të Policisë së Shtetit në Stacionin e Policisë Orikum janë vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohen se kanë kërkuar dhe marrë 270 mijë lekë ryshfet nga një qytetar, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale. 

Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Vlorë–Gjirokastër ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). 

Masat e sigurisë janë caktuar ndaj: 

-D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; 

-A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum; 

-A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë të njëjtit stacion policie. 

AMP bën me dije se tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, këta punonjës policie, në muajin shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet në njoftimin e AMP-së. 

Hetimi për këtë çështje ka zgjatur disa muaj dhe është zhvilluar me metoda speciale hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas AMP, gjatë hetimit është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe në shpërdorim të detyrës. 

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast. 

Në përfundim të njoftimit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në radhët e strukturave ligjzbatuese. AMP u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e institucioneve të sigurisë, përmes numrit të gjelbër 0800 9090, email-it [email protected] 

, WhatsApp-it 069 41 51 511, ose aplikacionit “Agjencia Digjitale”, i disponueshëm në Play Store dhe App Store. 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI TREPALËSH NË ABU DHABI/ Rusia këmbëngul në kontrollin e plotë të Donbasit, Ukraina e quan çështjen territoriale thelbësore për paqen
Previous article MOT EKSTREM NË SHBA/ Temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT