• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOSDEKRETIMI I LLESHAJ/ Maxhoranca i drejtohet nesër Kushtetueses. Pritet…
Home
Politikë

MOSDEKRETIMI I LLESHAJ/ Maxhoranca i drejtohet nesër Kushtetueses. Pritet…

11 November, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Mosdekretimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, ka vendosur në lëvizje Partinë Socialiste.

Të hënën socialistët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse presidentit i Republikës ka të drejtë të vendosë të mos dekretojë një propozim të kreut të qeverisë për postin e ministrit.

Në kërkesën e tyre, socialistët do të kërkojnë nga Gjykata më e madhe në vend, të interpretojnë nenin 98 të Kushtetutës, sipas të cilit: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve”. Ndërkohë që dekreti presidencial shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Maxhoranca me këtë lëvizje, të paralajmëruar nga kryeministri Rama, synon të qartësojë pozicionet, pasi në të kundërtën do të krijohej një precedent aspak komod për cilëndo qeveri në raportin e saj me kreun e shtetit.

Vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese vjen në një moment kur ajo është në situatë tërësisht kolapsi institucional, pasi për shkak të vettingut, nuk gëzojnë kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çfarëdo çështje.

Po të hënën, kryeministri Rama, do t’i dërgojë zyrtarisht Presidentit të Republikës Ilir Meta një letër detajuese se përse Sandër Lleshaj duhet të dekretohet ministër i Brendshëm. Letra që pritet të dorëzohet në zyrën e kreut të shtetit, vjen pasi kryeministri i ridërgoi të premten për dekretim emrin e Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTJE KATASTROFALE/ Gol në ndeshjen Milan – Juventus (VIDEO)
Previous article SPEKTAKOLAR/ 2 gola të shpejtë në superderbin Boca Juniors – River Plate (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT