Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin me te fundit te marre per te mbajur vetë edhe postin e ministrit te Jashtem.
Me nje shenim ne rrjetin social Twitter, kryeministri Rama ka shkruar se deri sa te shprehet Kushtetuesja, sipas tij, per shkeljen e radhes nga ana e Presidentit Meta, per mosdekretimin e Ministrit te Jashtem ne afatin kushtetues, ai do te mbaje de jure edhe postin e kreut te Ministrise se Jashtme.
Postimi i plotë:
Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.
— Edi Rama (@ediramaal) January 14, 2019


