• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË TIRANË/ Detajet e REJA: Historia e krimit që tronditi Tiranën
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË TIRANË/ Detajet e REJA: Historia e krimit që tronditi Tiranën

14 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mëngjesi i kësaj të hëne ishte tragjik për familjen Mata në Tiranë.

Bujar Mata, 63-vjeç dhe bashkëshortja e tij 59-vjeçare Xhevahire Mata u ekzektutuan me armë zjarri në shtëpinë e tyre në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e Astirit. Trupat e tyre u gjetën të pajetë nga policia rreth orës 06:56 të mëngjesit. Autor i këtij krimi makabër, sipas policisë është dhëndri i çiftit Majlind Lila, 52-vjeç.

Lila u gjet nga policia i dëmtuar poshtë ballkonit të familjes Mata. Ai u dërgua drejt spitalit, por ndërroi jetë. Pasi ekzekutoi vjehrrit e tij, autori u vetëplagos me thikë dhe më pas u hodh nga ballkoni.

“Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 59 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.

Por cila është historia e këtij krimi makabër?

Raportohet se Majlind Lila ishte me origjinë nga Burreli, kurse familja Mata me origjinë nga Korça.

Lila kishte bashkëjetuar prej disa kohësh me Nevila Matën, vajzën e çiftit të ndjerë, por nuk ishin martuar me letra. Prej një viti, çifti kishte pasur probleme dhe ishin ndarë. Të dy kishin edhe një vajzë të vogël.

Nevila jetonte në Suedi dhe Majlindi shkonte atje vazhdimisht për t’i kërkuar Nevilës që të lidheshin sërish. Herën e fundit, Nevila refuzoi që të kthehej në Shqipëri me vajzën, pavarësisht kërkesës së Majlindit.

Ky i fundit u kthye vetë në Shqipëri para dy ditësh dhe menjëherë pati një telefonatë të acaruar me vjehrrin e tij. Një ditë më vonë, në mëngjes, ai mbërriti në shtëpinë e tyre private në zonën e Unazës së Re, i armatosur dhe me një synim të qartë.

Raportohet se Bujar Mata u gjet i pajetë në dhomën e ndenjies, kurse e shoqja u gjet në korridor, në tentativë për t’u larguar. Fqinjët thanë se kanë dëgjuar vetëm të shtënat.

“Ishin familje e mirë. Dëgjuam të shtëna, por nuk e kuptuam se çfarë ndodhi. Dhëndrin nuk e kemi parë duke hyrë. Kemi dëgjuar që kanë pasur konflikte,” thanë ata.

Majlind Mata njihej si konsumator alkooli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSDEKRETIMI I CAKAJT/ Rama konfirmon veten si ministër i Jashtëm: Do jem në këtë rol deri kur…
Previous article PARALAJMËRON PASOJA/ SHBA kërkon pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë

F.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT