• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS U KRUANI…”/ Dy ditë më parë i “tërhoqi” veshin, ministri turk reflekton: Greqia e mori mesazhin për Egjeun
Home
Nderkombetare

“MOS U KRUANI…”/ Dy ditë më parë i “tërhoqi” veshin, ministri turk reflekton: Greqia e mori mesazhin për Egjeun

14 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglou u shpreh sot se Greqi ka marrë mesazhin që Turqia i dërgoi dy ditë më parë në lidhje me Egjeun.

Gjatë fjalimit të tij në Komitetin Qendror të Partisë në pushtet, ministri i Jashtëm turk tha se vendi i tij është përgjegjshëm për të drejtat dhe detyrimet që ka, duket thënë se Ankaraja mori të gjitha masat paraprake, që të mos cenohet integriteti i vendit, raporton abcnews.al.

Çavusoglu i referohet paralajmërimeve që ai personalisht i bëri Greqisë dy ditë më parë. Më 12 shtator Çavusoglou bëri deklarata të forta kundrejt Greqisë, duke e paralajmëruar hapur për luftë.

“Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit.

Por sot Çavusoklou u shfaq më i butë ndaj Greqisë.

“Greqia po përpiqet të shfaqet më e fortë në sytë e BE-së dhe SHBA-së. Ne ndjekim një qëndrim miqësor dhe fqinjësor ndaj Greqisë, por shpresa jonë është që Greqia të ndalojë provokimet e padrejta”, tha sot ministri turk.

Megjithatë ministri i Jashtëm turk këmbëngul se pala që nuk respekton traktatet ndërkombëtare që janë nënshkruar në të kaluarën është Greqia dhe jo Turqia.

“Të gjithë i njohin të drejtat tona. Ne morëm të gjitha masat e nevojshme. Por mendoj se Greqia e mori mesazhin që dërguam. Për sa i përket Greqisë, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Jemi aty ku ishim. Por Greqia ndryshoi pozicionin e saj. Nëpërmjet taktikës me armatimin e ishujve Greqia po vepron kundër ligjit ndërkombëtar. Reagimi i Turqisë është i justifikuar. Deri më tani, Greqia ka ndjekur gjithmonë një politikë pro-ruse. Për herë të parë Greqia mori anën e SHBA-ve. Dhe kjo po përdoret nga Amerika, sepse Turqia është bërë një fuqi e fortë në rajon, e për këtë arsye Turqia planifikon ta bëjë Greqinë një fuqi të re kundër kësaj fuqie (turke) ”, tha ministri i Jashtëm turk .

Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje, shkruan abcneës.al.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt. Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta. Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBAN NJË ÇANTË TË ZEZË ME VETE/ Misteri për gruan që shoqëron gjithmonë Kim Jong Un
Previous article SHQIPTARËT BRAKTISIN VENDIN/ Ambasada Gjermane plot me aplikantë: Largohemi për një jetë më të mirë!

s.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries Botë

DRONËT UKRAINAS GODASIN SËRISH RUSINË/ Zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT