• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT BRAKTISIN VENDIN/ Ambasada Gjermane plot me aplikantë: Largohemi për një jetë më të mirë!
Home
Sociale

SHQIPTARËT BRAKTISIN VENDIN/ Ambasada Gjermane plot me aplikantë: Largohemi për një jetë më të mirë!

14 September, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin në harkun kohor të 1 dekade, respektivisht nga vitet 2010 deri në vitin 2020. Këto janë të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT e EUROSTAT, ndërsa numri i të larguarve nga vendi mund të jetë edhe më i lartë, në raportet që priten të publikohen në vijim. Gjermania është një nga vendet pritëse për emigrantët shqiptarë që zgjedhin një vend Evropian për të jetuar e punuar. Madje, në një njoftim para disa ditësh, Ambasada njoftoi lehtësimin e procedurave për një sërë procesionesh, si mjekë, infermierë e dado për fëmijët. Në Ambasadën Gjermane në Tiranë radhët janë të gjata. Qytetarët presin për të marrë një vizë punësimi ose bashkim familjar. Ky zotëri ka 5 vite që është shkëputur nga e shoqja, e cila jeton në Gjermani e punësuar si kuzhiniere. Ai tha se bëri aplikim për bashkim familjar, ku bashkë me fëmijët pret të jetojë atje. Një nga arsyet e largimit sipas tij, janë kushtet e vështira në të cilën ndodhet vendi.

Edhe kjo e re bëri aplikim për bashkim familjar e është në pritje të përgjigjes. E mërzitur, kjo grua tregon se aplikimi për bashkim familjar nuk iu pranua, edhe pse dëshirën e madhe e kishte që të bashkohej me vajzën, që prej disa vitesh punon si punonjëse dentare në Gjermani.
Për sociologun Gëzim Tushi, largimi i shqiptarëve, kryesisht të rinjve nga vendi ndodh për një sërë arsyesh, kryesisht nga mungesa e perspektivës për të ardhmen. Ai nënvizon se shteti duhet të ndjekë politika të tjera, në mënyrë që të motivojë të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Burime nga Ambasada thanë për “News 24”, se një nga mënyrat që shqiptarët largohen për në Gjermani, është me anë të agjencive të punësimit, që sigurojnë kontratat e punës dhe zbatojnë të gjitha procedurat e nevojshme. Ndërsa në radhë për një vizë gjermane, kishte të diplomuar për infermieri, kuzhinë e mjekësi, që e shikonin largimin nga vendi si një zgjidhje e favorshme për një jetesë më të mirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS U KRUANI..."/ Dy ditë më parë i “tërhoqi” veshin, ministri turk reflekton: Greqia e mori mesazhin për Egjeun
Previous article E BUJSHME/ Jo vetëm Marselo, klubi ballkanas “pa frena” në merkato! Gati transferimi i ish-kampionit të Europës (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT