• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS GUXO TË VISH SE…”/ 49-vjeçari nga Tepelena rrëfen konfliktin e gjatë me vëllanë: Si nisi përplasja pas vdekjes së prindërve
Home
Aktualitet
Kronikë

“MOS GUXO TË VISH SE…”/ 49-vjeçari nga Tepelena rrëfen konfliktin e gjatë me vëllanë: Si nisi përplasja pas vdekjes së prindërve

5 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nisi si një bisedë me tone të larta mes dy vëllezërve, por situata devijoi dhe sot aktualisht, edhe pse kanë kaluar mbi 6 vite, vazhdon të jetë ende ai konflikt mes tyre, duke dhunuar apo kërcënuar njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Elidoni, një 49-vjeçar i cili ka mbërritur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, është dhunuar dhe rrahur disa herë nga vëllai i tij, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore të një shtëpie që motrat dhe vëllezërit firmosën që kjo shtëpi ti mbetej atij.

Por kjo marrëveshje nuk zgjati shumë, pasi vëllai i Elidonit e ka zaptuar këtë banesë dhe jetoi prej vitesh aty. Ky konflikt nisi dhe u nxit nga një komshi në afërsi të banesës, i cili sipas 49-vjeçarit ishte “molla e sherrit mes dy vëllezërve”.

Prej shumë vitesh, Elidoni jeton në qytetin e Vlorës me familjen e tij, ai nuk lejohet që të shkojë në banesën e tij që ndodhet në Tepelenë. Ai jo vetëm nuk lejohet, por edhe kërcënohet me jetë. Ai u plagos me thikë nga vëllai i tij në befasi.

Rrëfimi i Elidon Çunit:
Prindërit e mi kanë ndërruar jetë dhe ne jemi 6 fëmijë, unë jam djali i vogël i familjes dhe kam jetuar me prindërit. Jemi rritur shumë të varfër, nëna ime dhe babai ishin punëtorë dhe shumë të mirëkuptueshëm, ishin prindër autoritarë, por ne gëzonim respekt për prindërit tanë. Edhe ne si vëllezër dhe motra shkonim shumë mirë, unë me një vëlla kemi qenë në një klasë, ai kur ishte i vogël piu acid, kujtoi se po pinte ujë. Unë kam pasur shumë debulesë për të. Në 2016, nis një konflikt mes meje dhe një vëllai, unë u mërzita të them të drejtën, edhe m’u dhimbs vëllai dhe nuk e denoncova. E mbyllëm këtë histori këtu dhe e lamë me kaq.

Diskutuam për punën e shtëpive, ramë dakord me fjalë, por asaj kohe ai u fut në burg, por ne nuk dinim pse ra në burg. Ai faktikisht gjithmonë vinte i revoltuar tek unë dhe ankohej për familjen e tij, për bashkëshorten, për fëmijët. Shkuam te kunata dhe me gjithë vëllain tim tjetër pyetëm çfarë ndodhi. Mirëpo asaj kohe më merr në telefon një komshie edhe më thotë “mos bëj gabim të vish, mos shko te shtëpia e vëllait se do të akuzojë kunata për ngacmim seksual”. Që në atë kohë unë nuk kam shkuar në shtëpinë time, deri më 2018. Në këtë kohë shkuam dhe aty debatuam dhe u konfliktuam me vëllanë.

Kunata njofton policinë dhe shkojmë në komisariatin e Tepelenës, aty unë u ndjeva i neglizhuar dhe nga vapa e madhe mua më ra të fikët dhe më mori ambulanca. Vëllanë e madh nuk e takova dot, sepse filloi ky konflikti. Pas asaj situate unë u ktheva në shtëpi dhe filluam të diskutojmë me njëri-tjetrin. Filluam të firmosnim për ndarje të banesës, por i thashë vëllait që do ta ndajmë me shtesë. Ramë dakord që ta ndajmë dy dhoma unë, dy dhoma ai, por të ishim të ndarë, se dy kunata në shtëpi nuk qëndrojnë dot. Bëra punime në shtëpi dhe i vura çelësin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARAJA INFORMALE DHE LAJMI I AMISTISË/ Euro arrin tjetër rekord historik të të gjitha kohërave në vend, zbret nën 119 lekë
Previous article PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË SIPËRFAQE PYJORE NË KRUJË/ Shkrumbohen 10 hektarë, zjarri vijon të avancojë

s.autor

Postime të ngjashme

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT