• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PARAJA INFORMALE DHE LAJMI I AMISTISË/ Euro arrin tjetër rekord historik të të gjitha kohërave në vend, zbret nën 119 lekë
Home
Ekonomi

PARAJA INFORMALE DHE LAJMI I AMISTISË/ Euro arrin tjetër rekord historik të të gjitha kohërave në vend, zbret nën 119 lekë

5 July, 2022 s.autor Ekonomi

Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur.

kursi

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë.

Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak kohë në fillim të marsit, duke arritur deri në 127 lekë, si rrjedhojë e pasigurive që u shkaktuan në furnizime nga kriza e shkaktuar nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas, kursi iu rikthye ekuilibrave.

Nga fillimi i qershorit deri tani, euro ka humbur pikë vazhdimisht në tregun vendas. Aktorët e tregut të këmbimeve thanë se kjo dukuri lidhet me dy faktorë:

-Faktori i parë lidhet me efektet sezonale të turizmit. Ky i fundit po i kthehet normalitetit pas pandemisë dhe të dhënat e INSTAT treguan se për 5 mujorin, hyrjet e të huajve në vend ishin 12% më të larta më të larta se sa viti 2019, kur ishte shënuar dhe viti më i mirë historik për turizmin deri tani. Si rrjedhojë, prurjet e valutës nga turizmi janë shtuar.

-Faktori i dytë lidhet me hyrjet informale, që gjithnjë kanë ndikuar në shtimin e ofertës së valutës në vend.

Sipas operatorëve, pas lajmeve për amnistinë fiskale, ka një shtim të hyrjeve të flukseve informale të parasë, duke qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në zhvlerësimin e euros.

Nismat e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit dhe aplikimin e një amnistie fiskale, edhe nëse nuk bëhen ligje të zbatueshme, po përkthehen si sinjale pozitive për aktivitetet e paligjshme, trafikantët dhe të korruptuarit.

Amnistia parashikon legalizim të cash-it deri në 2 milionë euro, si dhe legalizim të kapitalit jashtë e brenda, përfshirë dhe pasuritë e paluajtshme, kundrejt një tarife prej 7-10%.

Operatorët e tregut pohojnë se euro pritet të jetë e dobët në javët në vijim, teksa historikisht në gusht valutat janë të dobëta për shkak të efekteve sezonale të turizmit dhe kthimit të emigrantëve./MONITOR

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Zelensky i alarmuar: 60 milionë ton grurë do mbeten pa eksportuar, do të jemi...
Previous article "MOS GUXO TË VISH SE..."/ 49-vjeçari nga Tepelena rrëfen konfliktin e gjatë me vëllanë: Si nisi përplasja pas vdekjes së prindërve

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT