Një qytetar nga Tirana ka deklaruar se i kanë vjedhur automjetin e tij lëvizës teksa ishte duke kryer diçka disa metra larg saj.
Shtetasi shqiptar nga kryeqyteti është tmerruar kur vuri re se çfarë kishte ndodhur pasi u kthye.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.07.2018, shtetasi D.Sh., ka telefonuar policinë dhe ka kallëzuar se në aksin rrugor “Tiranë-Dajt”, dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin. Në lidhje me këtë njoftim është ngritur grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vërtetësinë e informacionit, si dhe janë njoftuar DVP Elbasan, Durrës, Lezhë.


