• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MORI 39 VOTA PËR SEKRETAR TË PËRGJITHSHËM TË OSBE/ Hasani tregon pse u tërhoq nga gara
Home
Politikë

MORI 39 VOTA PËR SEKRETAR TË PËRGJITHSHËM TË OSBE/ Hasani tregon pse u tërhoq nga gara

27 December, 2024 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për “Klan” ku flet për karrierën e tij diplomatike dhe ushtrimin e detyrës aktuale. Vitin e shkuar, Hasani ishte kandidati i vetëm zyrtar për Sekretar të Përgjithshëm në OSBE. Por si u vendos që vendi ynë të marrë pjesë në këtë garë?

 “Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë pati një moment të vështirë në lidershipin e vet, pamundësinë për vazhdimin e mandatit të atyre që po e drejtonin. Kryesia malteze e OSBE-së vendosi hapjen e një gare, garë e cila u hap në muajin Qershor të këtij viti, në mënyrë që të kishte boshllëk në lidership. Në asnjë moment s’e kisha menduar që do t’i rikthehesha organizatës në asnjë lloj formati, kam punuar para se të merrja detyrën dhe kur m’u bë ftesa për t’ju bashkuar qeverisë Rama, jo vetëm që nuk pata asnjë hezitim, por mendoj se kam qenë thelbësisht i fokusuar në punën që po bëhej. Por një seri kolegësh të huaj menduan dhe ishin koordinuar që të kishte një kandidaturë nga Shqipëria dhe kjo kandidaturë të isha unë.

Jo vetëm për faktin se Shqipëria ka një perceptim shumë të mirë në raport me atë që ka bërë në fushën e diplomacisë vitet e fundit, por edhe sepse në vitin 2020 ne kryesuam denjësisht OSBE-në. Fakti që unë isha pjesë e atij mekanizmi, sekretariati për periudhën para se të bëhesha pjesë e qeverisë. Ka qenë shumë e vështirë që në radhë të parë të bindja veten, pasi i binte që unë të filloja që vetëm 6,7 muaj pasi isha kthyer, të mendoja të lija Shqipërinë. Por, kryeministri ishte i bindur që kjo ishte një mundësi e mirë për të gjithë ne, për vendin, rajonin…”, deklaroi ministri i Jashtëm.

E pavarësisht se mori 39 vota përballë “rivalëve” të tjerë, Hasani shpjegon arsyen pse tërhoq nga gara e rëndësishme.

 “OSBE nuk e ka parimin e votës, por të konsensusit. Pra që vendimet të jenë të miratuara, duhet që të 57 vendet anëtare t’i pranojnë. Unë mora 39 preferenca, rivali turk kishte 9 preferenca dhe 9 vende ishin abstenim, për të shkuar në të dy drejtimet. Është një përpjekje shumë e mirë dhe ambicioze që diplomacia shqiptare ka bërë ndër vite për të pasur këtë nivel përfaqësimi që ne kemi. Duke nisur nga Kryesia e OSBE-së në 2020-ën, angazhimi në Këshillin e Sigurimit në periudhën 2022-2023, por edhe në shumë nisma që e kanë ngritur reputacionin e vendit.

Sepse kuptuam në radhë të parë që dy prej partnerëve tanë strategjikë dëshironin dhe këmbëngulnin që t’i merrnin ato pozicione. Turqia dhe Greqia. Kuptuam se me gjithë mbështetjen masive, kishte edhe ndonjë vend që priste momentin e duhur për të minuar të gjithë paketën mbështetëse dhe për ta shndërruar këtë proces kaq gjithëpërfshirës në një proces refraktar i cili do çonte në bllokimin e punës së organizatës dhe një shkatërrim të gjithë asaj pune”, sqaroi Hasani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP NË "SHTËPI BARI"/ Dënohet me 3 vite burg 27-vjeçari shqiptar në Angli
Previous article ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË/ Mbi 90 mijë emigrantë të regjistruar për votimet

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT