• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONTIMI I “BABALES”/ Xhafaj: Opozita po sulmon policinë me llumin. Henzler: Shqipëria ka hartuar një strategji mbreslënëse
Home
Shqipëri

MONTIMI I “BABALES”/ Xhafaj: Opozita po sulmon policinë me llumin. Henzler: Shqipëria ka hartuar një strategji mbreslënëse

11 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Zv.Presidenti i Policisë Kriminale Gjermane Henzler po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili pas takimit ka folur edhe rreth aktualitetit politik.

Ishim së bashku me zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, i cili prej tre ditësh është duke qëndruar në Shqipëri me një delegacion të lartë. Kemi pasur diskutime me mjaft interes, por edhe me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese që janë pjesë e Taks Forcës. Në këtë bashkëpunim me ndërkombëtarët, ai me policinë gjermane mund të konsiderohet një model. Bashkëpunim intensiv në shkëmbimin e informacionit, por edhe mbështetjen që po i japin Taks Forcës me asistencë teknike dhe logjistike. Do të firmosim një projekt konkret, ‘Orka’, që do të jetë një mbështetje për fuqizimin e Policisë së Shtetit kundër krimit. Ne kemi disa operacione të përbashkëta, hetime mes policisë shqiptare dhe atyre të landeve, kemi disa operacione të suksesshme që janë realizuar dhe hetime të përbashkëta që janë diskutuar mes dy policive dhe janë të nivelit operacional që nuk i përkasin ministrit.

Fatmir Xhafaj

 

Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë. Përmes projektit të Taks Forcës Speciale bashkëpunimi po forcohet akoma më shumë. Biseduam me ministrin për të bërë përpjekje për të luftuar autorët e krimit për ti cuar para gjyqit dhe për tu marrë fitimet nga veprimtaria kriminale. Shqipëria ka hartuar një strategji mbreslënëse, elementët profesionale japin një mundësi për ta luftuar krimin në mënyrë efikase. Ne kemi krijuar një Task Forcë në Gjermani që do të punojë ngushtë me atë shqiptare. Në Shqipëri krijova sigurinë se autoritetet janë në rrugën e duhur për të luftuar krimin. Zyra federale gjermane do të mbështesë Shqipërinë.

Zyrtari gjerman Henzler

Arrestimi i Arbër Cekajt, ku janë procedurat për ekstradimin?

Fatmir Xhafaj: E pranoj që është pyetje interesante, ka një ndryshim, nuk është cëhstje ekstradimi, por hetimi të përbashkët, më tej i takon hetimit.

Cështja Babale, Fredi Alizoti ka implikuar Veliun?

Fatmir Xhafaj: Nuk preferoj të bëj një koment, kjo i takon drejtësisë, unë besoj se kam kulturën për respektuar drejtësinë dhe vendimmarrjen e tyre. Është një cështje që është në hetim të plotë nga prokuroria, u takon atyre që të japin verdiktin. Unë jam ministër i Brendshëm, jam me qëllim që t’u shërbej qytetarëve, jam i fokusuar te lufta kundër krimit. Kam përzgjedhur instrumentet e nevojshme. Besoj që kam përzgjedhur edhe partnerët e duhur. Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë dhe operacionet dhe strukturat dhe ka zgjedhur instrumente të gabuara dhe partner të gabuar llumin e këtij vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UEFA RRIT shpërblimet për Ligën e Kombeve, ja sa mund të arkëtojë SHQIPËRIA
Previous article "RRUGA E ARBRIT"/ Rama batuta me pronarin e "Gjoka Konstruksion": Po të sakatuan mo

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT