• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONITORIMI I PUNËS SË SPAK PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT/ Manja publikon statistikat: Mbetet i ulët roli i prokurorit për…
Home
Politikë

MONITORIMI I PUNËS SË SPAK PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT/ Manja publikon statistikat: Mbetet i ulët roli i prokurorit për…

13 May, 2022 s.autor Politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja raportoi sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.

Duke vënë theksin te lufta ndaj korrupsionit, Manja tha se Prokuroria e Përgjithshme për vitin 2021, për cështje që kanë lidhje me korrupsionin, ka hetuar 1792 çështje penale, ka marrë 321 persona nën hetim dhe nga këta 169 persona janë marrë të pandehur.

“Rastet që dërgohen janë të ulta krahasuar me numrin total prej 556 çështjesh të regjistruara. Referuar hetimeve të nisura kryesisht për veprat penale të korrupsionit për 2021 numri i përgjithshëm i çështjeve të referuara 41 541, nga të cilat 125 janë vepra penale të nisura kryesisht nga prokurori ose zënë 0.3 % në numrin e përgjithshëm të çështjeve penale të nisura kryesisht. Vijon të mbetet i ulët roli proaktiv i prokurorit veçanërisht në veprat penale kundër korrupsionit”, tha Manja.

Sipas ministrit të Drejtësisë, rezulton rritje në çështjet penale të regjistruara për veprat penale të pastrimit të parave krahasuar me vitin 2020.

Lidhur me monitorimin për punën nga SPAK, Manja tha se rezulton se “janë hetuar 715 procedime penale nga të cilat 352 procedime janë mbartur nga 2020. 363 procedime janë regjistruar rishtaz nga SPAK si të reja. SPAK ka regjistruar 339 procedime penale në fushën e korrupsionit, ose 50.2% e veprave penale të regjistruara i përkasin grupit të korrupsionit. Shënon rritje nga viti i kaluar me 101 procedime më tepër.

Numrin më të lartë të procedimeve penale e ka neni 258, shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera me 90 procedime penale të regjistruara dhe neni 259 korrupsioni pasiv i personave me funksione publike me 83 procedime penale të regjistruara ku ka një ulje me 15 procedime më pak. Vijon të mbetet i ulët roli i prokurorit sa i përket hetimeve proaktive e kryesisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETEJA PËR FABRIKËN E ÇELIKUT/ Paralajmëron Ukraina: Rusia po shton forcat ushtarake dhe sulmet ajrore në Azovstal
Previous article LUFTA/ Pas dy muajsh tmerri nën bombardimet ruse, Moska tërhiqet nga Kharkivi

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT