“Rusia po vazhdon të nisë artileri dhe sulme ajrore në Mariupol”, kanë deklaruar Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ndërkohë forcat ruse i kanë fokusuar përpjekjet e tyre për bllokimin e trupave të Ukrainës që ndodhen pranë fabrikës së çelikut, e cila është zona e fundit e qytetit port që nuk është nën kontrollin rus.

Nga ana tjetër zëdhënësi ushtarak, Oleksandr Shtypun tha se Rusia po përpiqet të shtypë rezistencën e mbrojtjes së Ukrainës.