Moska po tërheq ushtarët e saj nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.
“New York Times” njofton se Kharkiv u bë pengesa e dytë më e madhe e Rusisë pas Kievit, ku edhe tërhoqi forcat muajin e kaluar.
Nga ana tjetër njoftohet se Kremlini ka drejtuar ushtrinë ruse drejt jug-lindjes, ku po forcon praninë e tij në Izium, një qytet dy orë larg Kievit, i pushtuar një muaj më parë, në portat e Donbass.