Një mollë në ditë mund ta mbajë plakjen larg, thuhet sipas një studimi të ri mjekësor.
Një përbërës i gjetur në lëvoren e mollës mund t’i kthejë muskujt e njerëzve të moshuar në muskuj si të njerëzve të rinj vetëm pas një trajtimi dy-mujor, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Iowa-së.
Ata thanë se që të dyja – lëvorja e mollës dhe domatet jeshile – kanë veti kimike natyrore që mund t’i kthejnë muskujt prapa në kohë.
Hulumtuesit shpresojnë që ky zbulim do të çojë në terapi të reja që synojnë pensionistët dhe të moshuarit e tjerë, për t’i ndihmuar që të qëndrojnë aktiv për më gjatë.
Humbja e muskujve në pleqëri shkaktohet nga një proteinë e quajtur ATF4 e cila ndryshon formimin e gjeneve, duke i bërë muskujt të uritur për proteinat që ata kanë nevojë për të qëndruar të fortë.
Por, duket se dy komponime natyrore mund të reduktojnë aktivitetin e ATF4, thonë shkencëtarët. Një nga to është acidi ursolik, i cili është gjetur në lëvoren e mollës, dhe tjetra është tomatidini i cili vjen nga domatja jeshile.