Miti i Marilyn Monroe vazhdon të rezervojë surpriza edhe pas 50 viteve nga vdekja e saj. Shtëpia e ankandeve Heritage Auctions në Dallas do të nxjerrë në ankand në 11 nëntor një seri fotosh të pa publikuara më parë të divës.
Në ankand edhe disa foto të realizuara në shesh xhirimet e ‘Dikujt i pëlqen i nxehti’ dhe ‘Si të martohesh me një milioner’, përveç dhe një seri dokumentesh të autografuara prej saj, si dhe foto të realizuara për kopertinën e ‘Playboy’.
















