• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MJESHTËR” TË KOKAINËS/ Kapet grupi SHQIPTAR, mes tyre edhe nje GRUA: Krenare…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MJESHTËR” TË KOKAINËS/ Kapet grupi SHQIPTAR, mes tyre edhe nje GRUA: Krenare…

4 June, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Në pranga kanë rënë 12 persona ku 8 prej tyre kanë qënë shqiptarë ndërsa 4 të tjerët italianë. Grupi kriminal shiste kokainë dhe drogëra të tjera të një cilësie tepër të pastër.

Një mega-operacion antidrogë i koduar ‘Postalmarket’ është zhvilluar në Breshia të Italisë ku janë shoqëruar 17 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Nga të shoqëruarit 12 persona janë shpallur fajtorë dhe janë arrestuar ku mesa tyre kanë qënë 8 shqiptarë ndërsa 4 të tjerët janë italianë.

Policia italiane e ka konsideruar grupin si një organizatë e strukturuar kriminale ndërsa po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal të trafikut të drogës.

Mes 8 shqiptarëve e arrestuar është edhe një grua, ndërsa janë zbardhur edhe disa prej emrave të tyre.  1. Amarildo Gjepali, 2. Klajdi Vrioni, 3. Amarildo Katundi, 4. Valter Gjepali, 5. Mehmet E., 6. Franc Gjepali, dhe 7. Nelda Tartari.

Nga ky operacion të arrestuarve u janë kapur 400 gram kokainë, 50 gram hashash, 400 gram marihuanë, si dhe kristale MDMA dhe tableta ekstazie. Por përveç kësaj ata akuzohen se kanë bërë 1500 furnizime me kokainë të pastër e hashash kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Hetimi për shkatërrimin e këtij grupi kriminal ka nisur në fund të vitit 2017 ku u sekuestruan disa barna sintetike. Sipas mediave italiane droga vinte nga Shqipëria dhe më pas u shpërndante në provincat e Trentos në Val di Non dhe Breshia.

Por si funksiononte grupi?

Të gjitha lëvizje kontrolloheshin nga një 34-vjeçar me inicialet G.V, për të cilin policia ende nuk ka publikuar informacione. Menjëherë më pas, në rend hierarkik të grupit vinin dy nëngrupe, një që vepronte  në Val di Non dhe tjetri në zonën e Breshias. Grupi në Breshia ishte më i nënshtruar dhe merrej me shitjen e drograve sintetike. Ndërsa grupi i Val di Non shitnin kryesisht kokainë në Bolzano duke përdorur mbështetjen e bashkatdhetarëve shqiptarë.

Grupi komunikonte me kode dhe paratë i merrnin në një takim të dytë. Droga që shpërndanin në treg ishte e një cilësie tepër të lartë dhe për këtë arsye, shitej me një çmim madh: 100 euro për një gram kokainë dhe ndodhe rrallë për ndonjë zbritje minimale, vetëm në rastin e blerjeve më të mëdha. Sipas mediave italiane grupi ishte krenar për cilësinë e drogës që shiste, gjë që e dinin shumë persona në zonën ku vepronin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLUCIONI “LOS BLANCOS”/ Hazard, gjithnjë e më pranë REALIT
Previous article AMBASADORI ITALIAN PARALAJMËRON METËN/ Cutillo: Shtyrja e zgjedhjeve vetëm kur të ketë marrëveshje

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT