• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMBASADORI ITALIAN PARALAJMËRON METËN/ Cutillo: Shtyrja e zgjedhjeve vetëm kur të ketë marrëveshje
Home
Politikë

AMBASADORI ITALIAN PARALAJMËRON METËN/ Cutillo: Shtyrja e zgjedhjeve vetëm kur të ketë marrëveshje

4 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasadori italian, Alberto Cutillo është shprehur nga Shkodra ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë, se “shtyrja e vazhdueshme e zgjedhjeve do të ishte një varr më i keq se gropa”. Ai ka zgjedhur kështu një shprehje popullore italiane për t’i dhënë përgjigje pyetjes nëse duhet të shtyhen zgjedhjet e 30 qershorit. Më tej, diplomati italian deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri nuk mund të shtyhen pa pasur një marrëveshje dhe sigurisht që kjo do të sillte dhe ndryshimin e Kushtetutës.

“Është e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues. Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje.

Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës, duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë ‘një varr më të keq se gropa’ por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t’i bëj”, tha ambasadori italian Cutillo.

Paralajmërimi i ambasadorit Cutillo ka shpjegim vetëm nëse i drejtohet një adrese: Presidentit të Republikës. Në bazë të Kushtetutës, kreu i shtetit mund të shtyjë datën e zgjedhjeve, “vetëm nëse palët bien dakord”. Pikërisht kësaj i referohet Cutillo kur flet për ndryshim date, pra vetëm me marrëveshje mes palëve. Po pse vjen ky paralajmërim i fortë i ambasadorit italian?!

Një burim pranë Presidentit të republikës i tha www.realstory.al se kreu i shtetit po mendon të nxjerrë një dekret të dyte pa pyetur mazhorancën.

Një vendim i tillë, ndërkohë që fushata për 30 qershorin ka filluar dhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar atë, do ta fuste vendin në një tjetër cikël të frikshëm krize. Mesa duket këtë po mundohen të parandalojnë ndërkombëtaret, me këtë mesazh të ambasadorit italian në vendin tonë, drejtuar vetëm një personi, Ilir Metës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MJESHTËR" TË KOKAINËS/ Kapet grupi SHQIPTAR, mes tyre edhe nje GRUA: Krenare...
Previous article KËRKONI BESNIKËRI? Personat e këtyre shenjave të horoskopit janë idealë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË DIVJAKË/ I riu kthehet në lokal pas sherrit me armë me silenciator për të vrarë 51-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT