• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mjeku kardiolog: Ja shenjat që sinjalizojnë infarktin
Home
Shëndet

Mjeku kardiolog: Ja shenjat që sinjalizojnë infarktin

31 October, 2017 F.autor Shëndet

Shkaqet që dëmtojnë muskulin e zemrës janë të shumta, që nga ato familjare e deri te sëmundjet kronike, por nëse arrihet kapja e problemit në kohë, praktikisht brenda 6 orëve nëse i drejtoheni një urgjence për të marrë ndihmën mjekësore, kalohet rreziku dhe gjendja e të sëmurit përmirësohet

Infarkti i miokardit apo siç njihet sulmi në zemër është një ndër sëmundjet më të shpeshta që shkakton vdekjen. Prek më shumë moshat mbi 60 vjeç dhe kryesisht meshkujt. Shkaqet që dëmtojnë muskulin e zemrës janë të shumta, që nga ato familjare e deri te sëmundje kronike, sikurse janë diabeti, hipertensioni etj. Eristen Kuka, mjek kardiolog në Qendrën Shëndetësore nr. 9 në Tiranë  shpjegon se shenja kryesore paralajmëruese është dhimbja e kraharorit shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje, djersitje e tepruar, të vjella; por përveç këtyre mund të ketë gjithashtu vështirësi në tretjen e ushqimit, dhimbje e nofullës së poshtme, dhimbje në supe, si dhe vështirësi në frymëmarrje. Sipas mjekut kardiolog, nëse arrihet kapja e problemit në kohë, praktikisht brenda 6 orëve nëse i drejtoheni një urgjence për të marrë ndihmën mjekësore, kalohet rreziku dhe gjendja e të sëmurit përmirësohet. Kuka shpjegon gjithashtu se pas kalimit të infarktit, të sëmurët duhet të ndjekin konsultat e rregullta te mjeku i familjes dhe kardiologu, sepse sëmundja mund të ripërsëritet.

 

Çfarë është infarkti i miokardit dhe cilat janë shenjat paralajmëruese?

Infarkti i miokardit është nekroza e parikthyeshme e muskulit të zemrës (miokarditi), që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur më shumë se 6 orë. Shenja kryesore paralajmëruese është dhimbja e gjoksit me lokalizim retrosternale. Fillimisht dhimbja e gjoksit shfaqet më e fortë fizikisht edhe me rëndimin e sëmundjes shfaqet edhe në qetësi. Dhimbja e gjoksit shfaqet në qetësi dhe zgjat më shumë se 30 minuta është shenja kryesore e infarktit akut të miokardit. Dhimbja mund të përhapet në qafë dhe në krahun e majtë. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet më të vjella, palpitacione, djersë dhe vështirësi në frymëmarrje. Dhimbja në infarktin akut të miokardit mund të ketë prezantim atipik sidomos te pacientët diabetikë dhe në ata të moshës së tretë. Lokalizimi i dhimbjes në këta pacientë mund të jetë në bark, kryesisht në epigastër, në mes të shpatullave ose në nofull.

Cilët janë shkaqet e kësaj sëmundjeje, a mund të parandalohet?

Sëmundja aterosklerotike e arterieve koronare është shkaku më i shpeshtë (›90%) e infarktit të miokardit. Çarja e pllakës është hapi i parë që çon në formimin e trombit dhe mbylljen e arteries koronare. Faktorët që çojnë në zhvillimin e arterosklerozës ndahen në 2 grupe. Së pari, të modifikueshëm: hipertensioni, duhanpirja, diabeti mellitus, displidemia, obeziteti, jeta sedentare, stresi psikosocial etj. Së dyti, të pamodifikueshëm: mosha, gjinia, histori familjare për sëmundje aterosklerotike. Shkaqet joaterosklerotike: vaskulitet, embolitë koronare (endokarditet), anomalitë kongjenitale të arteriereve koronare, përdorimi i lëndëve narkotike, kokaina, sëmundjet e gjakut.

Kush rrezikon më shumë nga këto probleme shëndetësore?

Kategoritë më të rriskuara janë moshat e rritura, kryesisht pas moshës 65 vjeç. Gjinia e seksit mashkull ka risk më të lartë deri në moshën 60 vjeç. Pas kësaj moshe incidenca është e njëjtë për të dyja gjinitë. Pacientët diabetikë me sëmundje renale kronike, me çrregullime të koagulimit të gjakut, me vaskulopati kanë incidencë më të lartë të zhvillimit të infarktit të miokardit edhe në grupmosha mbi 65 vjeç. Përdoruesit e substancave narkotike sidomos kokainës kanë risk më të lartë të zhvillimit të infarktit të miokardit.

Cilat janë metodat diagnostikuese, çfarë mjekimi këshilloni?

Diagnostikimi i infarktit të miokardit bëhet duke u bazuar në shenjat klinike që përfaqësohet nga dhimbja e gjoksit, elektrokardiograma (EKG) dhe markuesit (enzimat) kardiake, ku më kryesore është troponina. Gjithashtu, ka disa patologji që kanë shenja të ngjashme klinike me infarktin akut të miokardit, të cilat duhet të diferencohen, siç janë: çarja e aortës, stenoza e valvulës aortale, kolecistiti, ezofagiti dhe spazma ezofageale, gastriti akut, miokarditet, perikarditet, pneumotoraksi, embolia pulmonare, pankratit, pneumonia. Mjekimi konsiston në rregullimin e perfuzionit në arterien e bllokuar për të parandaluar zhvillimin e nekrozës (dëmtimin e parikthyeshëm të muskulit të zemrës, që ajo arterie furnizon me gjak dhe kjo arrihet brenda 6 orëve nga fillimi i dhimbjes së gjoksit. Mjekimi i infarktit të miokardit akut është invaziv nëpërmjet angioplastikës koronare (PTCA) dhe jo invaziv, medikamentoz, (trombolitikët), brenda 6 orëve të fillimit të dhimbjes së gjoksit. Medikamente të tjera që përdoren në fazën akute dhe më pas konsistojnë në rregullimin e perfuzionit në vendin e bllokuar, në mënyrë që zona e dëmtuar të rifitojë aktivitetin e saj normal. Trajtimi bazohet në 3 pika kryesore; së pari, me rregullimin e balancës së prishur të oksigjenit midis kërkesës dhe ofertës; së dyti, me qetësimin e dhimbjes dhe së treti, me parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve që mund të lindin. Trombolitik terapi ka treguar një rritje të mbijetesës në ato grupe pacientësh që është përdorur. Trombolitikët duhet të administrohen 12 orët e para kur vërehen simptomat, ngritje e segmentit ST më shumë se 0,1 mV, në më shumë se dy lidhje në ECG, ose ulje të segmentit ST në lidhjet anteriore. Aktivizuesi i plasmogjenit indor (t-PA) është superior ndaj streptokinazës duke pasur një shpejtësi më të madhe në shkrirjen e trombit. Së fundi është treguar më efikase kombinimi i trombolitikëve me antagonistët e receptorëve IIb/IIIa siç është abciximab. Aspirinë, duhet të jepet gjithmonë në fazën akute. Betabllokusit reduktojnë infarktet dhe isheminë nëse përdoren 24 orët e para pas infarktit të miokardit, efektet anësore janë të pakta dhe përdorimi do të jetë i vazhdueshëm, statina, heparinë (dhe antikoagulantët e tjerë). Gjithashtu, heparina përdoret në pacientët që do të kryejnë angioplastikë dhe pak të dhëna ka për efektin e tyre pas infarktit të miokardit akut. ACE inhibitorët e reduktojnë ritmin e vdekjeve pas infarktit të miokardit. Administrimi i ACE sa më shpejt të mundet dhe sa më gjatë të jetë e mundur në pacientët të cilët nuk kanë kundër indikacione. Janë tepër të dobishëm në pacientët me disfunksion ventrikular. Bllokuesit- angiotenzinë përdoren në rastet kur ACI japin efekte anësore të patolerueshme, si kolla etj. Në rast aritmish që janë komplikacioni më i shpeshtë i infarktit akut të miokarditit përdoret edhe amiodorami.

Pas kalimit të miokardit, sulmit në zemër, këshilla juaj, ku duhet patur më shumë kujdes?

Kujdesi pas infarktit të miokardit. Në radhë të parë është mjekimi medikamentoz, pasi pacientët janë më të rriskuar për ribërje të infarktit. Dieta ushqimore ka rëndësi të veçantë në parandalimin e infarktit të miokardit sidomos dieta pa yndyra shtazore dhe dieta e varfër në kripë. Aktiviteti fizik i cili rekomandohet pas 6 javësh nga zhvillimi i infarktit kryesisht bazuar tek ecja afërsisht 6 km në ditë. Konsulta e rregullt te mjeku i familjes dhe kardiolog.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy futbollistë me origjinë shqiptarë luajnë në Serbi, ja si trajtohen (VIDEO)
Previous article Tirana zyrtare përshëndet marrëveshjen në Mal të Zi

F.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT