Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 31 vjeçar ka ndërruar jetë vetëm 30 minuta pas mbërritjes në spitalin e Beratit.
Familjarët e tij kanë akuzuar menjëherë mjeken për “mjekim të pakujdsesshëm”.
Nuk është hera e parë që mjeket përballen me akuza të tilla, madje edhe shumë të rënda.
Kujtojmë rastin kur tre mjeket në Tiranë, u akuzuan për vdekjen e 35 vjeçares shtatzanë.
Çfarë ndodhi sot:
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat kur si pasojë ka ndërruar jetë një 31 vjeçar, Marinel Veleshnja vetëm 30 minuta pasi ka mbërrit në spital.
Familjarët kanë akuzuar e denoncuar mjeken Arjola Xheblati për “mjekim të pakujdesshëm.
Ariola Xheblati është personi që shihni mëposhtë:
Mjekja Ina Ruzhdija që u pezullua nga detyra pas vdekjes së 21 vjeçares
Një mjeke e urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, INA RUZHDIJA është pezulluar nga detyra me vendim gjykatë, pasi është cilësuar fajtore për mjekim të pakujdesshëm për vdekjen e 21-vjeçares Xhuljeta Gjeka.
Vajza u dergua ne mes te nates me temperature te ulet, e sipas gjyshit te saj, mjeket nuk e vizituan, i maten temperaturen me termometer qe nuk punonte, nderkohe qe ai bertiste: O maskarenj, po me mbaron ne duar, po ftohet”, tregonte ne kohen qe ngjarjes i gjyshi i vajzes.
Tre mjeket që akuzohen nga familjarët e gruas shtatzanë që ndërroi jetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afro dy vite më parë në Spitalit Obstretrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” ku një nënë shtatëzënë e quajtur Aida Çajku rreth 35-vjeçe humbi jetën sëbashku më foshnjen e saj të sapolindur.
Pas shqetësimeve shëndetësore ajo u paraqit me urgjencë në maternitet dhe pas rreth 7 orësh humbi jetën.
Familjarët ngritën akuza ndaj tre mjekeve:
Besiana Hysi – Mjeke e përgjithshme pranë QSUT
Olvis Petre – Mjeke pranë QSUT
Zamira Hysenaj – Mjeke anesteziste (reanimatore)
/AlpeNews.al







