• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MISTERI I COVID-19/ Ekspertët: Vepron ndryshe edhe te binjakët identikë
Home
Jetë

MISTERI I COVID-19/ Ekspertët: Vepron ndryshe edhe te binjakët identikë

9 May, 2021 s.autor Jetë

Edhe binjakët identikë, me të njëjtat kushte shëndetësore, nuk e kalojnë njësoj koronavirusin. Kjo është provuar me dy binjake në Shtetet e Bashkuara, të cilat eksperiencën me covid-19e kaluan tërësisht ndryshe: njëra në terapi intensive, tjetra në shtëpi.

“Nivelin e oksigjenit e kisha të ulët. U shqetësova sepse po bëhej shumë e vështirë për mua” Për binjaket Kelly dhe Kimberly, eksperienca e tyre me Covid-19 vitin e shkuar vetëm e njëjtë që nuk ishte.  “Isha aq keq sa më ratë fikët dhe përfundova në spital. Nga atje, nuk kuptova më asgjë”, kujton Kimberly.

Por ndërsa Kimberly përkeqësohej, Kelly bëhej më mirë. Edhe mjekët e tyre u habitën. Dr. Mishita Goel: “Ishte një shok i vërtetë. Kishin të dyja kushte mjekësore të ngjashme. Por Kimberly kishte nevojë për oksigjen”.

Në fakt, ajo ishte aq sëmurë, sa ishte i nevojshëm trajtimi në terapi intensive. Ndërsa motra binjake Kelly u kthye në shtëpi Brenda javës. “Mendova se do ta humbisja. Ajo ishte shumë sëmurë, ishte me oksigjen, dukej e mposhtur në ato momente”, kujton Kelly.

Shkencëtarët janë përpjekur t’i japin një shpjegim këtij misteri, sesi është e mundur që disa e kalojnë rëndë Covid-in, e disa pa asnjë shenjë. Por në rastin e binjakëve. Si është e mundur që dy persona, me ADN identike, të vuajnë simptoma krejt të ndryshme?

“Nuk është thjesht gjenetike. Nuk ka lidhje as mosha. Mund të jetë kombinim i shumë faktorëve, ndaj është vërtet e komplikuar ta shpjegojmë”, tregon virologia Angela Rasmussen.

Shkencëtarët kanë hetuar disa arsye potenciale, si sasia e virusit në trup apo sesi ndryshon apo reagon trupi e sistemi ynë imunitar. Tek disa ky sistem reagon, tek të tjerë krijon anti-trupa. Por jo çdo rast është i njëjtë, edhe në rastin e binjakëve. “Edhe në rastin kur janë binjakë identikë, janë qelizat në kodin gjenetik apo që krijojnë sistemin imunitar. Ndaj kur qelizat B krijojnë antitrupa dhe qelizat T zhvillohen, ato në fakt kalojnë përmes një procesi të quajtur rikombinim, që rezulton në 2 ADN të ndryshme”, thotë Rasmussen.

Pavarësisht të gjithë lojës së ashpër të gjeneve e sistemit imunitar, e përpos misterit të një sëmundje të shfaqur ndryshe mes dy binjakeve, për to i rëndësishme është fakti që pas më shumëse një muaji, u ribashkuan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Vatër e madhe zjarri në malet e Bulsharës në Mirditë, terreni i thyer vështirëson...
Previous article TER SHTEGEN NUK DURON DOT/ Acarohet keq pas simulimit të Luis Suarezit (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT