Familja ruse që u gjet e vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret, kishte pasion udhëtimet dhe kjo shihet edhe nga fotot e vendeve që ato kishin vizituar. Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Katia, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin ndër familjet e pasura ruse.
Vajza Ekatrina ishte menaxhere pronash, ndërsa i biri Aleksandër, i vetmi i mbetur i gjallë nga familja, i cili jeton në Moskë, është përfaqësues i një kompanie medicinale. Trupat e familjes do të tërhiqen në morgun e Tiranës, nga i biri Alexandër. Report Tv sjell fotot nga udhëtimet e familjes Burenkov.
Teksa autopsia ende s’ka dalë për shkakun dhe orën e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajas e ka regjistruar procedim penal për vrasje. Sapo të konfirmohet ekspertiza do te shihet edhe vepra penale e saktë.Vdekja e 4 turistëve rusë vijon të jetë e rrethuar me mister e dyshime të forta për rrethanat, të cilat do të mund të qartësohen të hënën, pas ekspertizës mjeko-ligjore. 4 turistët rus u gjetën të vdekur pak ditë më parë brenda pishinës dimërore në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.


