Ish-Presidenti Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë. Ai është mirëpritur në aeroport me nderime nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.
“Mirë se vjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President,”– mësohet t’i jetë drejtuar Pacolli Clintonit.
Clinton do të marrë pjesë në ceremonitë kushtuar 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.