Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dalë sërish në mbrojtje presidentit Ilir Meta duke e konsideruar vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve si “shpëtimtar” për shqiptarët.
Përmes një deklarate për media, ish kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili, shprehet se nëse Meta nuk do të merrte këtë vendim në vend do të kishte konflikt civil ekstrem dhe përplasje masive mes qytetarëve.
Vasili thotë se Rama ka humbur njëherë e përgjithmonë dhe se populli po e mbështet opozitën tani.