Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë studentët në kulmin e protestës së tyre.
E ftuar në emisionin Open, Nikolla ka thënë se tarifën vjetore e vendosin Universitetet, por sipas kërkesës së studentëve për përgjysmimin e saj, ajo është shprehur se nëse Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) pranojnë ta ulin çmimin edhe ne do ta ulim çmimin tavan.
‘Nëse universitetet marrrin vendim për të ulur tarifat edhe ne do ta ulim cmimin tavan. Por këto ndryshime kërkojnë studime. Ne mund të rrisim mbështetjen për universitetet por duhen studimet ku do të shkojnë investimet. Pra nëse universitetet janë dakord ne do të ulim cmimin tavan’, u shpreh Lindita Nikolla.