Debat të ashpra ka pasur sot në emisionin “Open”, mes ministres të arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes të PD Grida Duma.
Duma ka akuzuar ministren Nikolla se protesta e studentëve ishte e organizuar nga Edi Rama, për të krijuar një skemë mashtrimi sikur më pas qeveria do tërhiqej e do ishte me studentët.
Nikolla: Kam ende shumë për të bërë. S’kam bërë asnjë gabim. Shoh çdo mësues në sy dhe çdo student.
Të flasësh shpejt e të thuash të pavërtëta nuk është e hijshme. U fol që në këto sheshe u premtua arsim falas. Ma gjej ku është thënë.
Duma: Nëse thua se kam shkelqyer, nëse ke një njeri që duhet të ulërasësh ky është një problem i juaji.
Ti ke një qetësi sa herë që shkatërron. Kjo është një qetësi pseudo. Mbani maskë për ti vendosur kapak pusetës.
Nikolla: Është e pahijshme kjo që thoni. Hesht që te flas unë.
Duma: Ju protestën e krijuar vetë, i quajtët nxënësit ngelësa e pastaj ju dhatë të drejtë. Më pas gjojash u tërhoqët.
Nikolla: U tha se janë 20 milionë euro fond për arsmin e lartë dhe kjo është e pavërtetë.
Duma: Koha juaj në arsim mbaroi.


