• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri Xhafaj takim me homologun maqedonas Spasovski: Bashkëpunim për sigurinë e dy vendeve
Home
Shqipëri

Ministri Xhafaj takim me homologun maqedonas Spasovski: Bashkëpunim për sigurinë e dy vendeve

3 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi ditën e sotme një takim me homologun e tij maqedonas Oliver Spasovski. Në vëmendje të bisedës kanë qenë bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e sigurisë, luftë kundër trafikut të drogës dhe bashkëpunimi ndërkufitar.

 

“Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë në Maqedoni, ku u prit në Ohër nga homologu maqedonas Oliver Spasovski.

Në axhendën e bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, luftës kundër trafikut të drogës, terrorizmit, si dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Gjatë kësaj vizite u nënshkrua “Protokolli i bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit”, i cili u finalizua pas një pune të ekspertëve nga dy vendet.

Një çështje tjetër, me rëndësi në bisedimet e zhvilluara ishte ngritja e një Qendre Rajonale e Bashkëpunimit Policor, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky projekt i propozuar nga Xhafaj ka marrë mbështetje nga vende të ndryshme të BE-së, nga Komisioneri Avramopulos, dhe u përkrah plotësisht edhe nga Ministri Spasovksi.

Gjatë bisedimeve të sotme u ra dakord gjithashtu edhe për nisjen e punës për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare në Qafë Thanë, Tushemisht dhe Trebisht.

Pas takimit, në konferencë për mediat, ministri Xhafaj u shpreh:

“Mund t’iu them se nuk kishim asnjë çështje ku ndaheshim, ishin të gjitha çështje që kishim dakordësi shumë të mirë midis nesh.

Kishim dakordësi për të gjitha këto çështje, për bashkëpunimin që kemi dhe për bashkëpunimin që duhet të ndërtojmë.

Dhe nuk kishte se si të ishte ndryshe, për shkak se kjo është produkt i atij raporti të shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve, dy qeverive dhe dy popujve tanë. Ne jemi fqinjë të mirë me njëri tjetrin.

Detyra jonë është t’i shërbejmë kësaj miqësie, kësaj fqinjësie të mirë. Dhe ne diskutuam me Ministrin dhe ekipin e tij disa tema të rëndësishme për t’i avancuar ato më tej,” tha ministri shqiptar i Brendshëm.

Duke nënvizuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi, Xhafaj theksoi:

“Unë besoj se çështjet që diskutuam për luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar, kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë në dy vendet tona, por kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë edhe në rajon.

Po ashtu iniciativat ku ne bashkëpunojmë deri më sot apo iniciativat e reja që dëshirojmë të zhvillojmë më tej i shërbejnë miqësisë ndërmjet dy vendeve por edhe të ardhmes së rajonit.

Unë besoj se disa nga temat dhe disa nga propozimet që u dakordësuan për t’u zhvilluar më tej, do t’i shërbejmë akoma më shumë lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.

Do t’i shërbejë më shumë, komunitetit të biznesit në të dy vendet tona, por do të ofrojë edhe më shumë siguri dhe qetësi në rajonin tonë.

Besoj se kjo marrëdhënie që kemi vendosur midis dy ministrave dhe midis dy ministrive, mund të jetë një model shumë i mirë edhe për marrëdhëniet e tjera në këtë rajon,” tha Xhafaj në deklaratën e tij për mediat.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski, duke folur rreth takimit të zhvilluar, u shpreh:

“Gjatë takimit të sotëm ne biseduam për bashkëpunimin që ne kemi pasur në të kaluarën, por gjithashtu u angazhuam për bashkëpunim të mëtejshëm edhe në të ardhmen.

Gjithashtu me rëndësi të madhe është edhe firmosja e memorandumit mes dy vende, në drejtim për forcimit të bashkëpunimit policor dhe luftës kundër terrorizmit ndërmjet të dyja vendeve.

Biseduam edhe për nismën e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për hapjen e qendrave të përbashkëta kufitare të Ballkanit Perëndimor, nismë të cilën ne si ministri e pranuam me kënaqësi.”

Ministri Xhafaj e ftoi homologun maqedonas për vizitë në Shqipëri.”

Përgatiti:AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Bayern në avantazh ndaj Mainz, Ribery autor i golit
Previous article Sherr me kasierin e marketit për një faturë të gabuar, shqiptari e zhdëp në dru dhe i ngul thikën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT