• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i ri i Jashtëm/ A po paralajmëron opozita një luftë të re dekretesh mes Presidentit dhe Kryeministrit?
Home
Shqipëri

Ministri i ri i Jashtëm/ A po paralajmëron opozita një luftë të re dekretesh mes Presidentit dhe Kryeministrit?

3 January, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri

Viti i ri 2019 po futet me aromën e sherreve të vjetra politike, në Shqipëri. E kush më mirë se “i sinqerti” Tritan Shehu mund ta paralajmëronte atë që përflitej prej ditësh në koridoret e pushtetit në Tiranë! Në një postim të fundit, deputeti demokrat shkruan:

“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave të rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do të ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja për në Qeveri përbëjnë një “shaka” kakofonike, që nuk premton përmirësim të krizës ku është futur vendi, përkundrazi…
Emërimi kryeministror, së pari i Ministrit të Jashtëm, detyrë që lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, integrimit, stabilitetit të Rajonit, ruajtjes së tërësisë teritoriale të kombit, marëdhenieve me NATO-n etj, përbën sëpaku aventurizëm politik i maskuar ky me një ”nacionalizëm” grotesk.
Kryeministri duhet të qartësojë veçanërisht qëllimin e atij emërimi (që po shqetëson edhe miqtë tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.
E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite.
Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgjë të mirë.”

Kjo është deklarata e Tritan Shehut. Sa të thella qenka këto punë të cilat Kryeministri nuk i paska menduar, por opozita me sa duket nuk paska festuar as vitin e ri nga shqetësimi i thellë. E ta mendosh që edhe Tritan Shehu vetë ka qenë ministër i Jashtëm, kuptohet se çështja duhet të jetë edhe më serioze se kaq?! Përtej ironisë, një gjë është e sigurtë tashmë se beteja e re mes mazhorancës dhe opozitës, mes Kryeministrit dhe Presidentit që nuk e fsheh më që është palë me opozitën, pas dekretit për ministrin e Brendshëm vitin e shkuar, do të jetë ajo për ministrin e Jashtëm, në fillim të këtij viti. Menduat se hareja e ndërrimit të vitit do ju shoqëronte edhe në muajt në vijim? E kishit gabim, pra. Ka kush kujdeset për tjua ngrirë buzëqeshjen që më 3 janar në mëngjes. Mirëseerdhët në realitetin politik shqiptar 2019!

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOMENTI I SIKLETSHËM"/ Khloe Kardashian bën “twerk” për Tristan-in por ai e injoron (VIDEO)
Previous article VRET GRUAN DHE KUNATËN/ Krimet e kulturës që po shuajnë familje

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT