• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Merkelit para vizitës në Tiranë: Shqiptaria ka arritur shumë, por qeveria e di se…
Home
Politikë

Ministri i Merkelit para vizitës në Tiranë: Shqiptaria ka arritur shumë, por qeveria e di se…

11 May, 2018 k.autor Politikë

Në prag të të vizitës së tij në Tiranë, Ministri i shtetit për Çështjet e Europiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, është shprehur se “Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv.”

Në një intervistë për DW, ministri i Merkelit tha se “komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për Shqipërinë, rekomandime pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt, por varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor”.

DW: Z. Roth, cili është qëllimi i vizitës tuaj në rajon?

Roth: Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit – punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve.

DW: Përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje javën e ardhshme nxorën sërish në sipërfaqe grindjet e vjetra brenda BE-së. Problemi i pavarësisë së Kosovës rrezikon suksesin e samitit, por tregon gjithashtu sërish ndarjet brenda BE-së. A janë këto ndarje të brendshme në BE që rrezikojnë perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Roth: Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e presidencës bullgare të BE-së do të konfirmojë perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është një mundësi e mirë për të diskutuar me miqtë dhe partnerët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor se çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë dhe ku mund t’i mbështesë BE-ja – me para dhe ekspertizë – në këto përpjekje. Ekzistojnë dy sfida kryesore: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit nga njëra anë dhe stabilizimi i sistemit të mirëqenies, i punësimit dhe ofrimi i një perspektive pozitive për brezin e ri në anën tjetër. Shpresoj që në këtë drejtim takimi i Ballkanit Perëndimor mund të dërgojë disa sinjale pozitive për njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

Ne duhet të marrim parasysh se Ballkani Perëndimor nuk është një bllok homogjen. Kemi jemi duke zhvilluar bisedime me Malin e Zi dhe me Serbinë. Tani po diskutojmë për shansin për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe me IRJM-në (FYROM). Situata në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë është mjaft e vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar, por pa reforma thelbësore do të jetë e vështirë të ridinamizojmë procesin për këto dy vende. Por kjo nuk duhet të ndikojë në perspektivat e vendeve si IRJM-ja dhe Shqipëria.

DW: Nga Shkupi jo do të qëndroni për vizitë në Tiranë. Si e shihni rrjedhën e reformave në Shqipëri?

Roth: Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.

DW: A ka dallime midis Maqedonisë dhe Shqipërisë sa i përket progresit drejt BE-së?

Roth: Këto dy vende nuk janë në garë mes tyre. Komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për të dy vendet, rekomandimet janë pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt. Tani varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor. Pa arritje pozitive në të dy vendet nuk do të kishim marrë rekomandime të tilla pozitive nga Komisioni i BE. E sigurt është se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në BE.

Burimi: BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me Lindon Selahin, 19-vjeçari që mposhti Anderlehtin dhe kërkon të luajë për Shqipërinë
Previous article Pas sanksioneve të SHBA/ Gjermania përkrah kompanitë që bëjnë biznes në Iran

k.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT