• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov konfirmon dëbimin e diplomatëve britanikë
Home
Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov konfirmon dëbimin e diplomatëve britanikë

16 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Pas atentatit me helm ndaj një ish-agjenti, Rusia reagon ndaj shteteve perëndimore. Pas deklarimit të Londrës për të dëbuar diplomatë rusë, tani nga Moska erdhi përgjigjja.

Russland Sergej Lawrow in Moskau (Reuters/A. Zemlianichenko)
Pasi kryeministrja britanike Theresa May bëri të ditur të mërkurën se 23 diplomatë rusë duhet të largohen nga vendi, ishte e qartë se qeveria ruse nuk do t’i vështronte duarlidhur zhvillimet. Të enjten, Kremlini bëri të ditur përmes një zëdhënësi masa shpaguese. Pozicioni i Londrës është “fund e krye i papërgjegjshëm”, u bë e ditur. Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë një vendim, i cili në çdo drejtim “mban parasysh interesat ruse”.

Ky vendim tani ndodhet zyrtarisht në tryezë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bëri të ditur përballë agjencisë së lajmeve TASS se do të dëbohen diplomatë britanikë. Në këtë kuadër ai nuk përmendi as një shifër të caktuar dhe as momentin kur do të bëhet kjo.

Alexander Yakovenko, ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe e dënoi në një intervistë televizive dëbimin e diplomatëve rusë. Në këtë mënyrë ai ka 40 përqind personel më pak, gjë që e cënon seriozisht punën e ambasadës.

Detaje të reja për atentatin me helm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e paralajmëroi ndërkohë Rusinë se aleanca ushtarake është e gatshme për mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të saj. Moska e fshin në mënyra të shumëllojshme “kufirin midis paqes, krizës dhe luftës”, tha ai në Bruksel dhe shtoi se “Britania e Madhe nuk është e vetme”.

Helmin nervor që u përdor për atentatin me gjasë e kanë fshehur në valixhen e së bijës së ish-agjentit. Këtë e besojnë shërbimet e fshehta, bëri të ditur gazeta britanike “The Daily Telegraph”. Substanca tepër e rrezikshme Noviçok u depozitua fshehtas në valixhen e Julia Skripalit gjatë një qendrimi të saj në Moskë – në një rrobë veshjeje, në një produkt kozmetik ose në një dhuratë.

Kur pas kësaj ajo vizitoi të atin në Britaninë e Madhe, sipas raportit ajo e ka çliruar pa dije helmin.

Një burim të qartë gazeta nuk përmendi. Babai (66 vjeç) dhe e bija (33 vjeç) u zbuluan dy javë më parë pa ndjenja në bankën e një parku në qytetin e vogël të Anglisë Jugore Salisbury. Ata edhe më tej ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Maqedoni/ Presidenti Ivanov reagon kundër ligjit për gjuhët
Previous article Inteligjenca artificiale po avancon frikshëm! Njihuni me risitë e reja

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT