• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Maqedoni/ Presidenti Ivanov reagon kundër ligjit për gjuhët
Home
Nderkombetare

Maqedoni/ Presidenti Ivanov reagon kundër ligjit për gjuhët

16 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike” miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar, do të shkaktojë bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues”, ka thënë Presidenti Ivanov.

Ai po ashtu ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Zoran Zaev dhe shumicës parlamentare. “Ky ligj është shprehje e tiranisë të shumicës parlamentare ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve asnjëherë nuk kanë votuar dhe as që do të votonin një program politik që parasheh një ligj të tillë, antikushtetues, antishtetëror dhe ligj të dëmshëm. Një ligj i tillë jo i drejt nuk meriton të quhet ligj”, vlerson Ivanov.

Xhaferi: Ligji është konform kushtetutës

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas miratimit të ligjit ka thënë se kreu i shtetit as tani dhe as në fazën e parë nuk ka pasur të drejtë të vlerësojë kushtetueshmërnë e ligjit. I vetmi organ që ka të drejtë për interpretime të tilla është Gjykata Kushtetuese.

Mazedonien Parlament Protest (picture-alliance/AP Photo/B. Grdanoski)
Maqedoni: Mosmarrëveshje në parlament

“Për procedurat dhe për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjeve që miratohen në Kuvend e vetmja kompetencë në këtë shtet sipas Kushtetutës është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.Ky institucion në procedurë adekuate pasi të miatohet një ligj në Kuvend sjell gjykim në procedurë adekuate nëse ligji i miratuara kanë problem me Kushtetutën ose jo”, shprehet Xhaferi

VMRO-DPMNE nuk e njeh ligjin për gjuhët

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski u shpreh se ai dhe partia i tij nuk do ta njohin Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilët nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i këtij ligji. Mickoski paralajmëroi padi penale ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për shkelje të kushtetutës dhe iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë e ligjit.

Mazedonien Parlament Protest (picture-alliance/AP Photo/B. Grdanoski)
Talat Xhaferri (majtas), Nikolla Gruevski

“Kishim shkelje flagrante të Kushtetutës. Zaev dëshmoi se dëshironqë të na çojnë drejt humnerave. Joligjshmëria është bërë detyrë dhe parim në këtë vend. Qeveria refuzoi që ligji të përmirësohet dhe nuk diskutoi për amendamentet e tona.Ne do të ngritim padi penale ndaj Talat Xhaferit, për shkelje të Rregullores së Kuvendit”, shprehet Mickoski.

LSDM: Presidenti nuk respekton kushtetutën

Me paralajmërimet se nuk do ta nënshkruajë dekretin për ligjin për përdorimin e gjuhëve presidenti Gjorge Ivanov përpiqet që të vihet mbi Kushtetutën e Maqedonisë dhe vepron si mbetje e regjimit të humbur, thuhet në reagimin e partisë në pushtet LSDM.

“Ivanov është i obliguar të veprojë sipas nenit 75 nga Kushtetuta në të cilën qartë thuhet se nëse presidenti nuk e nënshkruan dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton me shumicë votash, presidenti është i detyruar që ta nënshkruajë dekretin. Ivanov është në detyrë përpara qytetarëve dhe ligjeve, dhe jo përpara partisë”, thonë nga LSDM.

Gjykata kushtetuese e ka fjalën e fundit

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese Osman Kadriu vlerëson se në pajtueshmëri me Kushtetutën, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov është i obliguar të nënshkruaj dekretin e ligjit të gjuhëve, për arsye se ai njëherë e ka shfrytëzuar të drejtën e vetos për të njëjtin ligj.

Nuk është ne rregull që nga ky pozicion që kam të them se a është ligji Kushtetues ose jo.Ligji duhet të bëhet i plotfuqishëm dhe duhet të presim nëse deri te Gjykata Kushtetuese do të ngritët ndonjë iniciativë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjit. Në fund Gjykata merr një vendim të bazuar mbi normat dhe aktet Kushtetuese “, thotë Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dasmat e VIP-ave ndër vite, kush është nusja shqiptare më e bukur? (FOTO)
Previous article Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov konfirmon dëbimin e diplomatëve britanikë

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT