• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Inteligjenca artificiale po avancon frikshëm! Njihuni me risitë e reja
Home
Teknologji

Inteligjenca artificiale po avancon frikshëm! Njihuni me risitë e reja

16 March, 2018 k.autor Teknologji

Tema e inteligjencës artificiale ka arritur deri tek qeveria gjermane dhe është futur nën titullin “Digjitalja”në zyrën e kancelares. Koha nuk pret, sepse ndryshimet që po ndodhin nga digjitalizimi janë gjigande.

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)
Në faqen e internetit WILL ROBOTS TAKE MY JOB? çdo konsumator mund të shohë nëse puna që bën do të ekzistojë apo jo në të ardhmen, me cunamin që po shkakton digjitalizimi. Rezultati tregon se daktilografistët do zëvendësohen 81 përqind nga makinat, ciceronët e guidave turistike 91 përqind. Kurse administratorët e bankave të të dhënave vetëm 3 përqind.

Bazën e llogaritjeve të faqes së internetit e përbën një studim amerikan i vitit 2013, në të cilin autorët Frey dhe Osborne thonë se deri në 47 përqind e gjithë vendeve të punës në SHBA rrezikojnë të zëvendësohen nga kompjuterizimi i avancuar. Veçanërisht shpejt zhvillohet ky proces në tregun e punës kur digjitalizimi vjen i rimorkiuar me inteligjencën artificiale. Kemi të bëjmë këtu me aftësinë për të mësuar të kompjuterave, që më parë janë mbushur me të dhëna. Nëse në fund do të quhet mësim i makinave apo deap learning, kjo nuk ka rëndësi. Kompjutera shumë të aftë do të sjellin ndryshime të mëdha në tregun e punës. Sidomos të gjitha llojet e aktiviteteve që lidhen me rutinë, kanë pak shance mbijetese. Sa më individuale të jenë proceset, aq më mirë për ekzistencën e tyre.

Shumë vende pune në industri do të zhduken

Spanien Barcelona Mobile World Congress (DW/K. Ferguson)
Revista amerikane Wired, shkruan se vendet e punës në industri do të zhduken dhe pjesa më e madhe e punonjësve do të punojë në të ardhmen si programues. Dhe kur thotë këtë kolumnisti i revistës Wired, Clive Thompson nuk flet për forca të specializuara të gjigandit në këtë sektor Silicon Valley, ku punojnë tetë përqind e programuesve të Amerikës, por flet për miliona vende të tjera pune të sektorit të Teknologjisë së Informacionit, që kanë të bëjnë me rrjete të dhënash firmash të vogla dhe të mesme. Me një rrogë vjetore 80 mijë dollarë në vit, të ardhurat e punonjësve të IT në Amerikë janë mbi mesataren e të ardhurave, me një orar pune 40 orë në javë.

E ardhmja e specialistëve të të dhënave dhe e programuesve është kështu pozitive. Në SHBA pritet që vendet e punës në sektorin e IT të shtohen me dhjetë përqind vitet e ardhshme.

Kërkohen me ngulm programues

Kjo vlen edhe për kompani si Zalando, ku më shumë se 100 vende pune të marketingut do të zëvendësohen nga algoritmet. Sipërmarrja tregtare e veshjeve të modës, me qendër në Berlin kërkon me ngulm programues. Manaxheri Moritz Hahn, thotë se Zalando kërkon ta personalizojë sa më shumë me ndihmën e të dhënave, trajtimin e klientëve.

Edhe industria klasike do të tronditet nga digjitalizimi. Shefi i Siemensit, Joe Kaeser mendon se deri në vitin 2030 gjysma e vlerave të ekonomisë gjermane do të humbasë prej digjitalizimit. Në një konference në verë të vitit 2016 Kaeser njoftoi se vetëm një ndër dhjetë persona të shtresës së mesme do të përfitojë nga digjitalizimi: “Njëri ngjitet lart, nëntë të tjerë zbresin poshtë,” thotë Kaeser. “Digjitalizimi do të zhdukë shtresën e mesme”, thonë prognozat e menaxherëve kryesorë gjermanë. Dhe kjo nuk do ndodhë ngadalë, por me hapa të shpejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov konfirmon dëbimin e diplomatëve britanikë
Previous article Financieri i Habilajve dëshmon në Itali/ Implikon zyrtarin e drejtësisë shqiptare

k.autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT