• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Financieri i Habilajve dëshmon në Itali/ Implikon zyrtarin e drejtësisë shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

Financieri i Habilajve dëshmon në Itali/ Implikon zyrtarin e drejtësisë shqiptare

16 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pas dërgimit të letërporosisë në Itali nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për marrjen në pyetje të Nezar Seitit, Prokuroria e Katanias e ka ekzekutuar atë. Burime të “Panoramës” brenda organit shqiptar të Akuzës, thonë se Nezar Seiti, i konsideruar si “financieri” i Habilajve, ka dëshmuar para prokurorëve italianë për përfshirjen e tij në organizatën kriminale të Moisi Habilajt.

Me interes për hetimet në Shqipëri mbetet emri që Nezar Seiti ka përmendur, për një zyrtar të drejtësisë shqiptare, i cili ndihmonte grupin kriminal. Emri i zyrtarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por burimet thonë se ai vijon të jetë në detyrë.

Gjithashtu, Seiti është pyetur edhe për Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm që është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pritet që këto ditë të vijë procesverbali i dëshmisë së Nezar Seitit në Shqipëri, i cili do t’i bashkëngjitet dosjes “Tahiri-Habilaj-Sota”.

Seiti u ekstradua në Itali me kërkesë të tijën, por në kushtet kur ai po procedohej edhe në Shqipëri krijoi një skandal, pasi ligjet thonë se ai s’mund të ekstradohej. Për këtë, një gjyqtar dhe tre prokurorë janë nën hetim disiplinor.

HETIMET E TAHIRIT
Ekstradimi i Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i grupit të Moisi Habilajt ka vënë në vështirësi hetimet për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është nën hetim nga Krimet e Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”, i dyshuar për lidhje me grupin famëkeq të Moisi Habilajt. Në një kohë që vendimet e fundit gjyqësore për çështjen “Tahiri” kanë qenë disi në favor për ishministrin, ekstradimi i Nezar Seitit duket se e vë në një pozicion mjaft të vështirë organin e Akuzës.

Dy muaj më parë, Krimet e Rënda zgjatën edhe me tre muaj afatet e hetimeve për çështjen “Tahiri” dhe për Nezar Seitin, me shpresën se do të gjenin të dhë- na të reja për lidhjet e mundshme të ish-ministrit me trafikun e drogës. Nga ana tjetër, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës i dha “ok” ekstradimit të Nezar Seitit, i cili edhe më parë kishte kërkuar, përmes avokatit të tij, që të procedohej për akuzat në shtetin italian.

ARRESTIMI
Nezar Seiti u arrestua në operacionin e famshëm të Babicës në Vlorë, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar si i përfshirë në grupin e Habilajve, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në dosjen e Prokurorisë së Katanias, ku edhe përmendet ish-ministri Tahiri, Seiti përshkruhet si krahu i djathtë i Moisi Habilajt dhe që merrej kryesisht me financat e grupit dhe transportin e drogës.

Pas arrestimit të tij në Babicë të Vlorës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi procedim penal ndaj tij për llogari të drejtësisë shqiptare, duke e lidhur çështjen me atë të ishministrit Tahiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inteligjenca artificiale po avancon frikshëm! Njihuni me risitë e reja
Previous article Çfarë pritet të ndodh në takimin e Kimit dhe Trumpit në Suedi?

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT