Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po zhvillon në Shqipëri një vizitë dy ditore në kudër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Pas aktiviteteve të zhvilluara gjatë ditës së sotme, ku zyrtari i lartë amerikan është takuar me përfaqësues të politikës, Pompeo ka vizituar edhe kampin e Muxhahedinëve Ashraf 3 në Manzë, ku është takuar me Maryam Rajavi, e cila është liderja e organizatës Muxhahedinët e Iranit.
Panorama.al do të publikojë edhe një material më të zgjeruar në lidhje me vizitën që Pompeo zhvilloi në kampin Ashraf 3.
MEK (shkurtim për Mojaheden e-Khalq që do të thotë Muxhahedinët e Popullit) konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si opozita e regjimit iranian dhe vetë strehimi i tyre në Shqipëri u bë përmes një marrëveshjeje me SHBA.
Pjesëtarët e MEK strehoheshin që prej fundit të viteve 1980 në Irak, ku kishin ndërtuar edhe bazën e tyre, një qytet fortesë ushtarake të quajtur Ashraf, me vendndodhje 40 kilometra në veri të Bagdadit.
Anëtarët e parë të këtij grupimi mbërritën nga Iraku në Shqipëri në pranverën e vitit 2013, si pjesë e një marrëveshjeje ku Shqipëria zotohej të strehonte një grup prej këtyre luftëtarëve, por jo të gjithë ata që jetonin në Irak.